I akuzuar për mbështetje të një grupi të armatosur xhihadist, ekzekutohet një person në Iran
Autoritetet iraniane njoftuan të dielën ekzekutimin e një burri të akuzuar për mbështetje të një organizate xhihadiste në Iran, pasi ishte i përfshirë në një sulm fatal që ndodhi në vitin 2024 në një stacion policie.
“Omar Dorostaran, një anëtar i organizatës xhihadiste të armatosur sunite Jaish al-Adl, u var pasi u arrestua sipas procedurave ligjore dhe pasi dënimi i tij u la në fuqi nga Gjykata Supreme”, thuhej në njoftim.
Ai ishte dënuar me vdekje për “rebelim të armatosur” dhe “bashkëpunim” në sulmin vdekjeprurës të vitit 2024 ndaj një stacioni policie në rajonin juglindor Sistan-Baluchistan, i atribuuar Jaish al-Adl, të cilën Teherani e konsideron një organizatë terroriste.
Përleshjet midis grupeve të armatosura dhe forcave iraniane të sigurisë në Sistan-Baluchistan, një nga provincat më të varfra të Iranit, janë intensifikuar javët e fundit.
Sipas OJQ-ve, përfshirë Amnesty International, Irani është vendi që përdor dënimin me vdekje më shpesh pas Kinës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.