🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,068 ▲ +0.25% ETH $1,702 ▼ -0.24% XRP $1.1304 ▼ -1.16% SOL $69.0200 ▼ -0.65%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
20 Jun 2026
Breaking
Arte

I jepet lamtumira e fundit përkthyesit të njohur, Afrim Koçit

I është dhënë lamtumira e fundit përkthyesit të njohur Afrim Koçit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 79-vjeçare. Homazhet për përkthyesin e njohur, Afrim Koçi  u zhvilluan në Muzeun Historik Kombëtar, ku të pranishëm ishin familjarë, miq , kolegë, figura të artit dhe kulturës.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Afrim Koçit.

Në një postim në facebook, Rama shkruan:

“In Memoriam:

Afrim Koçi, përkthyesi i shquar i kryeveprave të letërsisë botërore, me punën e tij të palodhur dhe plot pasion në 45 vjet, na lë pas një trashëgimi të çmuar me mbi 120 tituj të shqipëruar mjeshtërisht, që nga Kujtim e Eqrem bej Vlorës e deri tek “Mali Magjik” i Thomas Mann. Mirënjohje dhe respekt për veprimtarinë e tij! Ngushëllime familjes ?”.

Afrim Koçi ishte padyshim një nga përkthyesit më të shquar të  vendit tonë dhe një intelektual publik i njohur. Me mbi 120 tituj librash të përkthyer nga gjermanishtja dhe gjuhë të tjera, Koçi është përfaqësues i denjë i shkollës shqiptare të përkthimit që i ka dhënë lexuesit tonë kryeveprat e letërsisë botërore.

Antologjia e përkthimeve të Afrim Koçit përfshin autore të njohur nga Friedrich Schiller tek Hermann Hesse, nga Tomas Mann tek Heinrich Bel, nga Christa Wolf tek  FriedrichDurrenmatt, nga Stefan Zweig tek Elfride Jelinek.

Po ashtu, në galerinë e pasur të përkthimeve të Afrim Kocit përfshihen edhe libra të rëndësishëm të albanologjisë dhe balkanologjisë, të autorëve si Franc Babinger, Peter Bartl, Georg Stadmuler, dhe mbi të gjitha, përkthimi virtuoz i kujtimeve të Ekrem Bej Vlorës, një nga botimet më të suksesshme gjatë dy dekadave të fundit.

Kontributet e shquara të Afrim Kocit janë vlerësuar  brenda dhe jashtë vendit. Ai është fitues i çmimit të përkthimit Fan Noli,  fitues i Penës së Argjendë dhe është shpallur një nga 10 personalitetet e vitit 2007 nga Bashkia e Tiranës. Po ashtu,  ai është fitues  i çmimit kombëtar të përkthimit të Austrisë dhe është nderuar me çmime edhe nga Zvicra, Rusia etj.

Kontributet e tij përgjatë më shumë se 40 viteve  në fushën e letërsisë dhe kulturës si dhe integriteti i tij  i lartë  moral dhe intelektual e bëjnë Afrim Kocin një personalitet të paharruar të letrave shqipe, që do të nderohet nga të gjithë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.