🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.02 ▲0.33%
ARI 4,448 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,374 ▲ +1.07% ETH $1,904 ▼ -0.11% XRP $0.9997 ▼ -0.14% SOL $76.4200 ▲ +0.75%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.02 ▲0.33 % ARI 4,448 ▼0.59 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.02 ▲0.33 % ARI 4,448 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Balla: Turistët vijnë në besën e shqiptarit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka reaguar pas vrasjes së turistit francez në Ksamil.

20-vjeçari Miguel Mendez u godit disa herë me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata, nga Hasi. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë turistin të pajetë në një shezlong, por u vu në pranga 5 orë pas ngjarjes.

Balla përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook shkruan se turistët vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritejn e shqiptarëve dhe i bën thirrje drejtësisë që të bëjë detyrën.

“Policia ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e një krimi tepër të rëndë në Ksamil. Humbja e jetës së një turisti të huaj nuk është në traditën e shqiptarit. Ata vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritjen e shqiptarit. Drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe shembullin”, shkruan Balla.

Çfarë ndodhi në Ksamil

20-vjeçari francez u vra me thikë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në zonën bregdetare të Ksamilit.

I riu, i identifikuar si Miguel Mendez, u gjet i pajetë te shezlongët e një lokali në bregdet, ku ishte klient dhe shoqërohej edhe nga disa persona të tjerë. Gjatë orëve të natës, ata ishin në lokal duke festuar.

Më pas, në rrethana ende të paqarta, ai është përfshirë në konflikt me Sokrat Vatën, një 29-vjeçar nga Hasi, që punonte si truprojë te lokali ku Migel Mendes ndodhej me disa shokë.

Sipas hetimeve, shkak i konfliktit mes tyre është bërë një vajzë. Sokrat Vata dhe disa të tjerë të përfshirë po ashtu në konflikt, e kanë nxjerrë të riun francez nga lokali deri te porta dhe më pas ai e ka goditur disa herë më thikë. 20-vjeçari ka marrë disa goditje në shpinë dhe në kraharor dhe për pasojë, ka ndërruar jetë menjëherë.

Pas ngjarjes, autori u largua. Por arratia e tij zgjati vetëm disa orë pasi ai u kap nga policia në një postbllok Levan, ku u gjet i fshehur brenda bagazhit të një makine.

Mjeti drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në makinë udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, po ashtu shtetas turk. Të dy ata janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.

Sokrat Vata rezulton me të shkuar kriminale. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge dhe drejtim të mjetit në mënyrë të rrezikshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.