Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 02 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,448 ▼ -0.05% ETH $2,311 ▲ +0.16% XRP $1.3932 ▼ -0.04% SOL $84.2100 ▲ +0.21%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
02 May 2026
Breaking
Ekonomia

Ibrahimaj: Sfida jonë, paga mesatare të shkojë në një nivel tjetër

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se, qeveria analizoi tregun para se të merrte vendimin për rritjen e pagës minimale, duke identifikuar bizneset që do të kishin ndikim në produktivitet.

Për këtë, theksoi ajo, edhe u vendos subvencionimi i kontributeve shtesë.

“Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku që Shqipëria të mos jetë më atraktive me paga të ulëta dhe fuqinë e lirë punëtore, por ne duhet të jemi produktivë dhe ne duhet të luftojmë për fuqinë e kualifikuar punëtore”, tha ministrja Ibrahimaj, gjatë një takimi me sipërmarrësit, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Sipas saj, bizneset duhet të vijnë në Shqipëri për punonjës të kualifikuar dhe për cilësi, dhe këtë mund ta bëjmë të gjithë bashkë.

“Sigurisht që qeveria mund të bëjë shumë në këtë drejtim, duke incentivuar ato sektorë të cilët duan të rrisin produktivitetin e tyre, duan të mbyllin zinxhirin e vlerës së produkteve brenda vendit tonë dhe duke shtuar vlerën e shtuar në vend, dhe jo duke e çuar vlerën e shtuar jashtë, siç është sektori i fasonerisë që kemi pasur deri tani”, tha ajo.

Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se, e rëndësishme është që punonjësit të ndjehen të vlerësuar, të trajnohen dhe të shohin biznesin si një mundësi për rritjen e potencialit të tyre dhe jo si një stanjacion dhe mosmbrojtje e të drejtave të tyre.

Rritja e pagës minimale, tha ajo, prek kostot e prodhimit të biznesit, por është e rëndësishme për të gjithë qytetarët, pasi pagat janë burimi kryesor i të ardhurave të qytetarëve shqiptarë.

“Nevoja e ndërhyrjes për pagën minimale u analizua dhe e kuptua se ka sektorë që paga minimale e prek produktivitetin dhe ka sektorë që paga minimale është thjeshtë formalizim. Kjo është arsyeja se pse ne vendosëm të subvencionojmë koston shtesë të kontributeve. Sfida jonë është që paga mesatare të shkojë në një nivel tjetër. Partnerë këtu janë ato biznese të cilat janë larguar nga informaliteti, ato biznese të cilat kanë vendosur dhe kuptuar që informaliteti nuk është zgjidhja e së ardhmes”, u shpreh ministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.