☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,755 ▼0.04%
DOW 53,917 ▼0.22%
NASDAQ 26,615 ▼0.28%
NAFTA 81.64 ▲4.43%
ARI 4,413 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $63,953 ▼ -1.95% ETH $1,874 ▼ -2.58% XRP $1.0217 ▼ -2.11% SOL $76.0100 ▼ -1.62%
S&P 500 7,755 ▼0.04 % DOW 53,917 ▼0.22 % NASDAQ 26,615 ▼0.28 % NAFTA 81.64 ▲4.43 % ARI 4,413 ▲0.3 % S&P 500 7,755 ▼0.04 % DOW 53,917 ▼0.22 % NASDAQ 26,615 ▼0.28 % NAFTA 81.64 ▲4.43 % ARI 4,413 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Ekonomia

Inflacioni arriti 3.4% në korrik, u rritën çmimet e ushqimeve dhe transportit

Inflacioni në Shqipëri vijoi të përshpejtohet edhe në korrik, duke u ngjitur në nivelin 3.4%. Ushqimet, qiratë dhe transporti ndikuan në rritjen e çmimeve këtë periudhë.

Çmimet e konsumit në Shqipëri vijuan të rriten edhe gjatë korrikut, duke e çuar inflacionin në 3.4%. Kjo është rritja e dytë radhazi dhe qëndron mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Sipas INSTAT, inflacioni ishte 3.2% në qershor dhe 2.5% në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në terma mujorë deri në fund të korrikut, çmimet u rritën me 0.2%.

Ushqimet vijojnë të mbajnë peshën kryesore në rritjen e çmimeve, së bashku me transportin, i cili regjistroi rritje të fortë, e cila u vu re te lëndët djegëse.

Çmimet e transportit u rritën me 8% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

Pas transportit, rritjen më të madhe vjetore e regjistroi grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 6%, ndërsa sigurimet dhe shërbimet financiare u shtrenjtuan me 4.5%.

Edhe shpenzimet e lidhura me banesën, si qiratë, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera, u rritën me 4.1% në bazë vjetore.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike mbeten grupi me ndikimin më të madh, duke kontribuar me 1.18 pikë përqindjeje. Megjithatë, brenda korrikut çmimet e ushqimeve ranë me 0.5%.

Në bazë vjetore, ushqimet rezultojnë 3.5% më të shtrenjta se një vit më parë.

Në krahun tjetër, vetëm dy kategori shënuan ulje vjetore të çmimeve. Veshjet dhe këpucët u liruan me 1.8%, ndërsa produktet dhe shërbimet e informacionit dhe komunikimit me 0.9%.

Ndërsa ushqimet vijojnë të mbajnë peshën kryesore në rritjen e çmimeve, korriku solli një tjetër zhvillim: transporti u shndërrua në kategorinë me rritjen më të fortë.

Çmimet e transportit u rritën me 8% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, duke dhënë një kontribut prej 0.52 pikë përqindjeje në inflacionin total. Vetëm gjatë muajit korrik, transporti u shtrenjtua me 4.7%.

Edhe shpenzimet e lidhura me banesën vijojnë të ushtrojnë presion mbi familjet. Qiratë, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera u rritën me 4.1% në bazë vjetore dhe dhanë një kontribut prej 0.83 pikë përqindjeje në inflacion.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike mbeten grupi me ndikimin më të madh, duke kontribuar me 1.18 pikë përqindjeje. Megjithatë, brenda korrikut çmimet e ushqimeve ranë me 0.5%. Në bazë vjetore, ushqimet rezultojnë 3.5% më të shtrenjta se një vit më parë.

Shifrat e korrikut tregojnë një zgjerim të presioneve inflacioniste. Përveç ushqimeve dhe kostove të banimit, tashmë edhe transporti po jep një ndikim të ndjeshëm në çmimet e konsumit, duke shtuar barrën mbi buxhetet familjare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.