☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

“Informaliteti”: Deri tani janë mbyllur 212 biznese, u gjetën me shkelje të përsëritura

Tre javë pas nisjes së aksionit kundër informalitetit në ekonomi, të dhënat tregojnë se ky fenomen është përqëndruar më së shumti në tre qarqe të mëdha, Tiranë, Vlorë dhe Durrës. “Nga kontrollet e ushtruara 810 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ku Tirana ka dhe numrin më të madh me 430 subjekte e ndjekur nga Vlora me 84 dhe Durrësi me 77”.

Në një intervistë për TVSH, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero thotë se aktualisht janë kontrolluar rreth 5000 subjekte në të gjithë vendin, ndërkohë që janë mbyllur 212 biznese pasi janë gjetur me shkelje të përsëritura apo kanë qënë të paregjistruar.

“Është mundësuar përfundimi i 4,773 kontrolleve (kontrolle nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren) ku kontrollet nga zyra përbëjnë 73 % të totalit, këto kontrolle u shoqëruan me më shumë se 170 milionë lekë gjetje dhe raporti gjetjeve me penalitete është në masën 70% me 30%”, tha Vjero.

Fushata e nisur në 1 tetor parashikon penalitet prej një mijë lekësh për qytetarët që nuk marrin kuponin tatimor. Të dhënat e tatimeve tregojnë se këta të fundit duket se janë më të përgjegjshëm se bizneset. “Asnjë qytetar nuk është gjobitur deri me tani”.

Qeveria e ka shpallur prioritet të 100 ditëshit të parë luftën ndaj informalitetit, por kjo nuk nënkupton se pas këtij afati nuk do të ketë më kontrolle: “Nuk duhet parë asnjëherë si një aksion por si një punë e vijueshme e administratës tatimore”, shprehet Vjero.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.