☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.16 ▼0.59%
ARI 4,030 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,352 ▲ +0.17% ETH $2,332 ▲ +-0% XRP $1.3113 ▲ +1.17% SOL $101.0100 ▼ -0.39%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.16 ▼0.59 % ARI 4,030 ▼0.21 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.16 ▼0.59 % ARI 4,030 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT: Inflacioni arrin 3.4%, Shqipëria mbi mesataren e BE-së

Inflacioni në Shqipëri arriti në 3.4% në korrik, duke qenë 0.4 pikë përqindjeje mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Rritjen e çmimeve e udhëhoqën ushqimet, transporti dhe shërbimet e turizmit.

Inflacioni në Shqipëri, i matur sipas metodologjisë së harmonizuar që përdoret për krahasimin e vendeve evropiane, arriti në 3.4% në korrik 2026, duke e vendosur vendin mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se Indeksi i Çmimeve të Konsumit regjistroi një rritje vjetore prej 3.4%. Në grafikun krahasues, mesatarja e 27 vendeve të Bashkimit Evropian paraqitet në nivelin 3%, çka do të thotë se inflacioni i harmonizuar në Shqipëri ishte rreth 0.4 pikë përqindjeje më i lartë.

Presionin më të madh mbi inflacionin në korrik vijuan ta japin ushqimet dhe pijet joalkoolike. Çmimet në këtë grup u rritën me 3.2% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar dhe dhanë një kontribut prej 1.09 pikë përqindjeje në inflacionin total.

Rritja më e fortë e çmimeve, megjithatë, u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 8.5% në terma vjetorë, duke kontribuar me 0.55 pikë përqindjeje në inflacion. Në një periudhë që përkon me kulmin e sezonit turistik, çmimet e restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit ishin 3.6% më të larta se një vit më parë, me kontribut prej 0.53 pikë përqindjeje.

Një tjetër burim i rëndësishëm presioni ishte transporti. Çmimet e këtij grupi u rritën me 4.6% në terma vjetorë, ndërsa kontributi në inflacionin e përgjithshëm ishte 0.39 pikë përqindjeje. Pijet alkoolike dhe duhani u shtrenjtuan me 4.5%, shërbimi arsimor me 3.3%, ndërsa sigurimet dhe shërbimet financiare rezultuan 3.2% më të shtrenjta se në korrik 2025.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.