☁️
Tiranë 20°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 92.01 ▼10.03%
ARI 4,711 ▲3.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $82,516 ▲ +1.88% ETH $2,412 ▲ +1.37% XRP $1.4509 ▲ +3.08% SOL $89.9100 ▲ +5.8%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 92.01 ▼10.03 % ARI 4,711 ▲3.11 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 92.01 ▼10.03 % ARI 4,711 ▲3.11 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Ekonomia

Investimet e huaja direkte në 286 milion euro

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj,  deklaroi të hënën se “sot INSTAT publikoi rritjen ekonomike të tremujorit të parë të këtij viti që rezultoi brenda pritshmërive tona”.

Në një konferencë për shtyp, ministrja Denaj tha se “sektorët kryesorë të ekonomisë kanë treguar momentin pozitiv që po kalon ekonomia e vendit. Shumica e sektorëve treguan një rritje të kënaqshme, në linjë me parashikimet pozitive të rritjes ekonomike. Kështu, industria përpunuese u rrit me 4.7%, ndërtimi me 5.9%, shërbimet me 4.1%, industria nxjerrëse me 17%. Disa sektorë si bujqësia dhe energjia reflektuan më shumë efektet sezonale të thatësirës së fillim vitit, duke zbutur kontributin e tremujorit të parë në rritjen vjetore”.

“Në T-I 2019 sektori i energjisë elektrike u tkurr me rreth -63% krahasuar me T-I 2018, duke dhënë një kontribut negativ në rritjen reale të PBB në këtë tremujor prej rreth 1.7 pikë përqindje. (Pra, nëse kontributi nga ky sektor do të kish qenë neutral, atëherë rritja e PBB për T-I 2019 do kish rezultuar në nivel të njëjtë me tremujorin e parë të vitit të kaluar). Gjithsesi, ndryshimet pozitive të tremujorit të dytë në sektorin e energjisë, pritet që të normalizojnë kontributin vjetor në rritjen ekonomike që pritet të mbetet brenda parashikimeve”, – nënvizoi Denaj.

Ministrja Denaj u shpreh se “efektet negative në tregun e lojërave të fatit, të cilat patën ndikim në tremujorin e pare është një kosto që e kemi përllogaritur sepse të mirat sociale janë shumë më të mëdha dhe ne afatgjatë do të përkthehet edhe në përfitim ekonomik”.

Performanca e ekonomisë, vijoi ajo, është reflektuar edhe në ecurinë pozitive të treguesve të tjerë si tregu i punës, ku norma e papunësisë vijoi trendin rënës duke zbritur në nivelin 12.1% ndërkohë që punësimi vijon të rritet me rreth 1.5% (ose rreth 17.8 mijë të punësuar më tepër) se tremujori i parë i 2018.

“Gjithashtu indeksi i besimit të bizneseve dhe konsumatorëve u përmirësua gjatë tremujorit të parë. Eksportet pa energjinë u rriten 7.4% në tremujorin e parë ndërkohë që Investimet e huaja direkte arritën vlerën e 286 milion euro, me 1.6% mbi një vit rekord si 2018, çka është tregues se dhe për vitin 2019 ato do të tejkalojnë 1 miliard euro. Kjo konfirmon që bazat e ekonomisë janë të qëndrueshme”, – theksoi Denaj.

Por, shtoi ajo, duhet theksuar që rreziqet e jashtme dhe të brendshme kanë ardhur në rritje. Rreziqet e ndryshme lidhen me shumë faktor global, një ngadalësim i mundshëm i ekonomisë evropiane dhe situata e tensionuar e politikës të brendshme rrezikojnë të ndikojë negativisht rritjen ekonomike.

Ministrja Denaj tha se “çdo tension politik apo çfarëdo lloj tensioni tjetër ka efektet e tij në ekonomi dhe nuk mund të anashkalohet, në qoftë se është i tejzgjatur dhe i përshkallëzuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.