☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 89.21 ▼1.34%
ARI 4,202 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,818 ▲ +0.63% ETH $2,694 ▲ +0.85% XRP $1.4984 ▲ +0.23% SOL $118.4700 ▼ -0.6%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 89.21 ▼1.34 % ARI 4,202 ▲0.37 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 89.21 ▼1.34 % ARI 4,202 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Iraku mori përgjegjësinë e plotë për sigurinë pas daljes së koalicionit ndërkombëtar, falënderon SHBA-në

Ministria e Jashtme e Irakut ka deklaruar se vendi ka hyrë në një fazë të re në të cilën merr përgjegjësinë e plotë për sigurinë dhe stabilitetin e vet, pas mbylljes zyrtare të misionit të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, raporton Al Jazeera.

Në deklaratën e saj, ministria shprehu “falënderimin dhe vlerësimin e thellë” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si udhëheqëse të koalicionit ndërkombëtar, si dhe për vendet mike pjesëmarrëse, për mbështetjen e dhënë në fushatën kundër grupit ISIS, që nisi më shumë se një dekadë më parë. Sipas Bagdadit zyrtar, përfundimi i misionit nuk nënkupton fundin e bashkëpunimit me vendet mike.

“Përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar ekstremizmin do të mbeten një ecuri e vazhdueshme, e bazuar në interesa të përbashkëta dhe respekt reciprok për sovranitetin kombëtar”, thuhet në deklaratë, ku përmenden trajnimet, shkëmbimi i ekspertizës dhe informacionit, si dhe ngritja e kapaciteteve si forma të bashkëpunimit të ardhshëm. Ministria ritheksoi angazhimin për forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë mbi bazën e respektit reciprok dhe interesave të përbashkëta.

Deklarata vjen pasi misioni i koalicionit ndërkombëtar në Irak u mbyll zyrtarisht, duke i dhënë fund më shumë se dy dekadave të pranisë ushtarake të huaj në vend. Dalja e koalicionit është një nga pasojat kryesore rajonale të luftës së zgjatur SHBA–Iran, e cila e ka riformësuar hartën e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.