☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,716 ▲ +0.42% ETH $2,265 ▲ +0.88% XRP $1.2491 ▼ -0.54% SOL $95.4800 ▼ -1.36%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

IRAN – Shpërthime të reja në pranë Ngushticës së Hormuzit

TEHERAN, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Mediat iraniane raportuan sot në mbrëmje për shpërthime të reja në bregdetin jugor të vendit, pranë Ngushticës së Hormuzit, vetëm pak orë pasi Shtetet e Bashkuara kryen një valë sulmesh gjatë natës.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, shpërthimet janë dëgjuar në qytetin port të Bandar Abbas dhe në afërsi të ishullit Qeshm në Gji. Deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimeve dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar natyrën e incidenteve.

Agjencia shtetërore IRNA i cilësoi ngjarjet si “sulme armiqësore” në Bandar Abbas, duke raportuar se shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar në disa zona të qytetit.

Sipas saj, zonat e prekura ndodhen pranë objekteve ushtarake dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, agjencia proqeveritare Mehr raportoi se drejtuesi i autoritetit të telekomunikacionit të provincës Hormozgan ka humbur jetën në ishullin Qeshm. Megjithatë, nuk është sqaruar ende se kur dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur vdekja e tij.

Sipas njoftimeve, ai ishte dërguar në ishull për një mision riparimi të rrjeteve të komunikimit.

E njëjta agjenci bëri të ditur se edhe dy punonjës të tjerë janë plagosur gjatë incidentit.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, pas sulmeve të fundit amerikane ndaj objektivave iraniane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.