🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.32 ▼0.15%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,761 ▼ -1.76% ETH $2,250 ▼ -0.81% XRP $1.2491 ▼ -0.13% SOL $91.7600 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

IRAN – Teherani mohon bisedimet me SHBA-në, konfirmon kontakte vetëm me Omanin

TEHERAN, 6 gusht /ATSH-ANSA/- Irani ka mohuar se është duke zhvilluar negociata me Shtetet e Bashkuara për çështjen e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se bisedimet aktuale po zhvillohen vetëm me Omanin në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe.

Deklarata u bë nga zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, i cili i tha mediave iraniane se pretendimet e Uashingtonit për negociata me Teheranin janë të pavërteta.

“Nuk ka pasur negociata”, u shpreh ai.

Megjithatë, Gharibabadi pranoi se Irani ka marrë mesazhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat shprehet gatishmëria për t’u rikthyer te angazhimet e mëparshme mes dy vendeve.

Deklaratat e tij bien në kundërshtim me ato të presidentit amerikan Donald Trump, i cili gjatë ditëve të fundit ka folur disa herë për “bisedime shumë të mira” që, sipas tij, po zhvillohen me Iranin.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët detare më strategjike në botë për transportin e naftës dhe gazit.

Çdo zhvillim që lidhet me sigurinë ose administrimin e saj ndiqet me vëmendje nga tregjet ndërkombëtare dhe fuqitë e mëdha. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.