☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.45 ▲2.4%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,130 ▼ -3.53% ETH $2,208 ▼ -4.13% XRP $1.2166 ▼ -6.11% SOL $94.6700 ▼ -4.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Ish-ministri Tahiri ndalohet të largohet nga Shqipëria, provat e reja implikojnë edhe bashkëshorten

Pas një kohë “heshtje” dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me dosjen “Habilaj” dhe implikimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ndalimin e këtij të fundit për t’u larguar jashtë vendit.

Kohë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Kuvendit heqjen e mandatit të deputetit dhe hapjen e rrugës për arrestimin e tij, por ligjvënësit e PS-së, votuan vetëm për hetim.

Tahiti akuzohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, i cili udhëhiqej grupi i Vlorës, Habilaj të njohur si kushërinj të ish-ministrit.

Ndërkohë burime nga prokuroria thanë për “Report” se në whatsapp-in e biznesmenit Sota u gjetën sms me gruan e Tahirit.

Orest Sota bisedon me gruan e Tahirit për tenderë në MB.

Gjykata urdhëron që Sajmir tahiri të paraqitet çdo javë pranë prokurorisë së krimeve të rënda.

Krahas pasaportës, Tahirit i është bllokuar edhe karta e identitetit, duke bërë të pamundur edhe udhëtimin e tij drejt vendeve fqinje si Maqedoni, Mali i Zi apo dhe Kosovë.

Pak ditë më parë, ish-ministri Tahiri udhëtoi në drejtim të Gjermanisë ku tha se vizitoi babain e tij i cili kurohet në një prej klinikave të specializuara atje për një sëmundje të rëndë. Vizita e Tahirit shkaktoi mjaft polemika.

Gjithashtu, Tahiri është në hetim nga Prokuroria edhe për akuzat si i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës i kryesuar nga Habilajt.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.