🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +0.23% ETH $2,259 ▲ +0.24% XRP $1.2470 ▼ -0.44% SOL $94.0000 ▼ -1.94%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

ISHP: Shmangni ekspozimin direkt në diell dhe aktivitetin fizik jashtë midis orës 11:00 dhe 17:00

Me temperaturat që pritet të kalojnë 40 gradë celsius këto ditë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) u bën edhe një herë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta.

ISHP këshillon të shmangni ekspozimin direkt në diell dhe aktivitetin fizik jashtë midis orës 11:00 dhe 17:00, kur rrezatimi diellor është më i fortë.

Kur jeni jashtë, rekomandohet të vishni rroba të lehta dhe të ndritshme, një kapelë me strehë të gjerë dhe syze mbrojtëse. Nëse është e mundur, është mirë të qëndroni në dhoma me ajër të kondicionuar, dhe nëse duhet të jeni jashtë, bëni pushime të shpeshta në hije.

Qytetarëve u këshillohet të pinë rregullisht lëngje, veçanërisht ujë, pa pritur derisa të ndiheni të etur. Duhet të shmangen pijet alkoolike, sasitë e tepërta të kafeinës dhe pijet shumë të ftohta, si dhe ushqimet e rënda, të yndyrshme dhe me shumë kalori.Gjithashtu rekomandohet të mbani dritaret dhe perdet e mbyllura gjatë ditës, dhe të ajrosni dhomat natën kur temperaturat janë më të ulëta. Për ftohje shtesë, mund të ndihmojë një dush i vakët ose vendosja e kompresave të ftohta.

ISHP paralajmëron kundër lënies së fëmijëve, të moshuarve ose kafshëve shtëpiake në automjete të parkuara, pasi temperatura brenda tyre mund të arrijë nivele të rrezikshme në një kohë të shkurtër.

Kujdes i veçantë rekomandohet për personat me sëmundje kronike, veçanërisht sëmundje kardiovaskulare, pulmonare dhe neurologjike. Ata duhet të marrin rregullisht terapinë e përshkruar dhe të konsultohen menjëherë me mjekun e tyre të kujdesit parësor në rast të ndonjë ndryshimi në gjendjen e tyre shëndetësore./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.