☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,026 ▼ -1.05% ETH $2,386 ▼ -1.09% XRP $1.2941 ▼ -1.98% SOL $102.9200 ▼ -1.48%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Itali, nxirret e gjallë një 10-vjeçare; të vdekur 3 të mitur të tjerë

Është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat thuajse 17 orë që nga rënia e tërmetit një vajzë 10-vjeçare në Peskara del Tronto të Italisë.
Sipas të dhënave të para, e mitura ndodhet në gjendje modeste shëndetësore, ndërsa motra e saj nuk ka arritur të mbijetojë.
E gjitha kjo, kur pak më larg vazhdonin kërkimet për njerëz të tjerë, dy vajza të vogla dhe gjyshen e tyre, të varrosura nën rrënojat e një banese.
Për fat të keq, në këtë rast operacioni i shpëtimit nuk ka patur sukses. Dy të miturat dhe e moshuara janë nxjerrë nga rrënojat, por të vdekura.
Ndërkohë, një garë e ngjashme me kohën është verifikuar edhe në Amatriçe, qyteti tjetër i rrafshuar nga lëkundjet sizmike, ku bëhet fjalë për një djalë 11 vjeç.
“E dëgjuan të thërriste për ndihmë”, tregon një operator shpëtimi. Por në fund, trupi i fëmijës ka dalë në sipërfaqe pas orës 20:00 dhe për fat të keq i pajetë.
Në të njëjtën zonë në mëngjes ishin nxjerrë 4 kufoma dhe 2 vjaza ende të gjalla. Operacionet e kërkimit në të tre qytezat e shkatërruara nga tërmetet që ranë në seri njëri pas tjetrit vazhdojnë, me ekipet të ndihmuara nga qentë e stërvitur posaçërisht për situata të tilla.
Sipas disa dëshmive, i mituri i ka dërguar një sms me celular të atit, por për këtë nuk ka konfirmim. Prej disa orësh që nga thirrja e tij nuk kishte më sinjale jete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.