☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 92.13 ▲2.33%
ARI 4,083 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,138 ▼ -1.27% ETH $1,606 ▼ -2.92% XRP $1.0916 ▼ -4.32% SOL $62.4500 ▼ -4.39%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 92.13 ▲2.33 % ARI 4,083 ▼1.21 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 92.13 ▲2.33 % ARI 4,083 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
11 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Ja çfarë kishte deklaruar në Mitrovicë Bratisllav Dikiq, i arrestuar sot në Mal të Zi

 Ish-shefi i xhandarmërisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, ka agjendë të qartë ndaj shqiptarëve, me theks të veçantë, ndaj atyre të Kosovës. Dikiq u arrestua sot bashkë me 15 persona tjerë në Mal të Zi, nën dyshimet për sulm terrorist pikërisht kur po mbaheshin zgjedhjet. Po ashtu Dikiq dhe grupi i tij terrorist planifikonin edhe arrestimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq, si dhe vrasjen e një numër malazezësh në Podgoricë gjatë festimit të fitores.

“Gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën”, citohet të ketë thënë Dikiq gjatë një vizite në veriun e Kosovës duke u fotografuar para kishës së Shën Dimitrijes në veri të Mitrovicës.

“Gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën, ndërsa ju serbë kurrë nuk do ta lëshoni tokën e shenjtë serbe, Kosovën dhe Metohinë”, kishte shkruar Dikiq në llogarinë e tij në Facebook. Ky reagimi i tij kishte ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes për kontrollin e zonës 25 km të hapësirës ajrore të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën mes ushtrisë së Serbisë dhe forcave të KFOR-it në Kosovë.

Këtë marrëveshje e patën nënshkruar gjenerali i ushtrisë së Serbisë, Ljubisha Dikoviq dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, në Prishtinë.

Bratisllav Dikiq njihet për qëndrimet e tij radikale ndaj Kosovës dhe popullatës shqiptare si dhe për implikimin e tij dhe pjesëtarëve të policisë serbe në disa konflikte me ushtarët e KFOR-it, për çka me kërkesë të ndërkombëtareve, Dikiq është shkarkuar nga pozita e komandantit të xhandarmërisë nga ana e ish-presidentit serb, Boris Tadiq.

Gjenerali Dikiq i cili dyshohet edhe për krime në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe për disa vepra tjera kriminale dhe skandale në Serbi. Ai e pat vizituar Kosovën në maj të viti 2013 ku pati qëndruar në veri të Mitrovicës, së bashku  me Aleksandër Vulinin. Ndër të tjera, ai ishte akuzuar edhe për pengim të procesit të votimit gjatë zgjedhjeve të mbajtura në nëntor të viti 2013.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.