☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.36 ▼3.61%
ARI 3,924 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,411 ▲ +0.66% ETH $2,293 ▲ +1.1% XRP $1.2565 ▲ +0.08% SOL $95.0600 ▼ -0.65%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

Japonia thyen rekordin, numri i personave mbi 100 vjeç kalon 100 mijë

– Japonia ka regjistruar një rekord historik të jetëgjatësisë, pasi numri i personave të moshës 100 vjeç e lart, ka kaluar për herë të parë shifrën 100 mijë, sipas “Die Welt”.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, në Japoni jetojnë 107 677 persona 100 vjeç e lart, bazuar në të dhënat e regjistruara deri më 1 shtator 2026.

Shifra është rritur me 7 914 persona krahasuar me një vit më parë.

Ky është viti i 56-të radhazi që Japonia shënon rritje të numrit të personave mbi 100 vjeç.

Në vitin 1963, kur nisi regjistrimi i këtyre statistikave, në vend numëroheshin vetëm 153 persona të kësaj grupmoshe.

Gratë përbëjnë pjesën dërrmuese të 100-vjeçarëve.

Ato përfaqësojnë rreth 88% të totalit, ndërsa numri i personave 100 vjeç e lart për çdo 100 mijë banorë ka arritur në 87,51.

Nga prefekturat, Shimane ka raportin më të lartë, me 186 65 persona 100 vjeç e lart për 100 mijë banorë.

Ajo pasohet nga Kochi me 169 52 dhe Tottori me 152 48.

Shimane mban vendin e parë për të 14-in vit radhazi.

Rekordi i ri vjen në një kohë kur Japonia po përballet njëkohësisht me një tjetër realitet demografik: popullsia e përgjithshme po tkurret dhe shoqëria po plaket me shpejtësi.

Kjo krijon sfida për tregun e punës, sistemin e pensioneve, kujdesin shëndetësor dhe financat publike.

Të dhënat e fundit tregojnë se Japonia ka një nga strukturat më të vjetra të popullsisë në botë.

Rritja e numrit të 100-vjeçarëve e bën Japoninë, një nga shembujt më të spikatur globalë të rritjes së jetëgjatësisë, por njëkohësisht nënvizon përmasat e ndryshimit demografik me të cilin përballet vendi. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.