Juventus “shpëton” nga Arthur, braziliani drejt Besiktasit
Ai ka kohë që nuk bën më pjesë në planet e Juventusit, pavarësisht se ka një kontratë me bardhezinjtë që nga viti 2020. Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian Arthur, i cili më në fund është pranë ndërprerjes së kontratës me “zonjën e vjetër”.
Marrëveshja e tij zgjat deri më 30 qershor 2027 dhe ai nuk u grumbullua nga Spalletti për ndeshjen e fundit miqësore – një shenjë e qartë se koha e tij te Juve ka përfunduar.
Mesfushori u rikthye në Torino pas një periudhe te Gremio dhe klubi dëshiron ta largojë atë nga fatura e pagave para mbylljes së merkatos.
Problemi qëndron te paga e tij veçanërisht e lartë; ky është një nga pengesat për Vincenzo Italianon, i cili dëshiron ta afrojë lojtarin për të përforcuar mesfushën e Beshiktashit. Italiano e njeh mirë Arthur, pasi e ka drejtuar më parë te Fiorentina gjatë sezonit 2023/24.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.