⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,269 ▼ -1.5% ETH $2,240 ▼ -0.25% XRP $1.2456 ▼ -0.86% SOL $96.2800 ▼ -1.25%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Boterori

Kampionati Botëror 2030: gjashtë vende do të presin ndeshjet, tre prej tyre në Amerikën e Jugut

Kampionati Botëror i vitit 2030 do të shënojë edhe 100-vjetorin e turneut të parë të FIFA-s, të zhvilluar në Uruguay më 1930. Si nikoqirë kryesorë janë përcaktuar Maroku, Portugalia dhe Spanja, ndërsa pjesë e përkujtimit të këtij shekulli do të jenë edhe disa ndeshje të zhvilluara në Amerikën e Jugut.

Sipas sports.yahoo, tri ndeshjet hapëse të festimeve qendrore do të luhet në stadiumet historike të kontinentit jugor: Estadio Centenario në Montevideo, Estadio Monumental në Buenos Aires dhe Estadio Osvaldo Domínguez Dibb në Asunción.

Në Portugali ndeshjet do të zhvillohen në Lisabonë dhe Porto, ndërsa Maroku do të presë takimet në Casablanca, Rabat, Marrakesh, Agadir, Fez dhe Tangier. Në Spanjë ndeshjet janë planifikuar në Madrid, Barcelona, Sevilla, Bilbao, San Sebastián, Zaragoza, Las Palmas, Valencia dhe Vigo. Si rezultat i rolit të tyre si nikoqirë, Maroku, Argjentina, Paraguai, Uruguai, Portugalia dhe Spanja do të kualifikohen automatikisht për turneun.

Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin ndeshjet hapëse më 8 dhe 9 qershor 2030, ndërsa ceremonia e hapjes së organizuar nga FIFA pritet të zhvillohet më 13–14 qershor, pas së cilës do të nisë kalendari i plotë i ndeshjeve. Finalja është caktuar për të dielën, 21 korrik 2030, me vendin pritës të finales që do të njoftohet më vonë nga FIFA.

Edhe pse FIFA nuk ka bërë një shpallje përfundimtare, pritet që të mbahet një format i ngjashëm me atë të vitit 2026 me 48 skuadra, por presidenti i FIFA-s ka thënë se do të shqyrtohet mundësia e zgjerimit në 64 ekipe pas një propozimi nga CONMEBOL. Çdo konfederatë do të përcaktojë mënyrën e kualifikimit; për shembull UEFA planifikon një format të ngjashëm me Ligën e Kampioneve, ndërsa CONCACAF do të nisë procesin e kualifikimit në shtator 2027, raporton sports.yahoo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.