☁️
Tiranë 11°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.40 ▲2.3%
ARI 4,427 ▼2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,096 ▼ -1.54% ETH $2,124 ▼ -2.17% XRP $1.3890 ▼ -2.29% SOL $89.0800 ▼ -3.91%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.40 ▲2.3 % ARI 4,427 ▼2.75 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.40 ▲2.3 % ARI 4,427 ▼2.75 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Në takimin e kësaj të mërkure, 18 mars, me furnizuesit e naftës, ministri i Financave Petrit Malaj foli për punën e deritanishme të Task-Forcës së ngritur për karburantet javën e kaluar. Ai paralajmëroi nëse do ketë abuzime të konstatuara, do ringrihet Bordi i Transparencës.

“Task Forca tashmë prej një jave është në terren, është e shtrirë në gjithë territorin e Shqipërisë. Ashtu sikundër u tha edhe nga ministrat, nuk janë vërejtur rritje të çmimeve apo të marzheve qoftë nga operatorët grosistë apo ata me pakicë. Megjithatë, kemi evidentuar shkelje të tjera për të cilat Task Forca ka ndërmarrë masa por, ajo që më duhet të theksoj Kryeministër është që, strukturat do të vijojnë monitorimin e vazhdueshëm në terren dhe natyrisht se në rast se do të evidentohet se ka rritje të çmimeve apo të marzheve të fitimit në mënyrë abuzive do të detyrohemi pastaj që të ringrejmë Bordin e Transparencës në mënyrë që dhe ne pastaj të marrim masat e nevojshme.

Këto janë sa i përket Task Forcës. Puna vijon. Plani do të shtrihet pa afat deri sa të kemi një qetësim të situatës.“, tha ministri Malaj.

Ai dha gjithashtu sqarime se mbi çfarë baze do të funksionojë kjo Task-Forcë, e cila do të shtrihet në dy plane.

“Në linjë edhe nga sa u tha nga ministrat e tjerë, me qëllim monitorimin e situatës, një javë përpara Ministria e Financave deklaroi edhe publikisht krijimin e Task Forcës midis strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Plani Operacional i kësaj strukture, pra i Task Forcës, është i shtrirë në dy plane.

Plani i parë ka të bëjë me monitorimin e çmimeve si dhe marzhet e fitimit të aplikuara qoftë nga tregtarët me shumicë të hidrokarbureve, ashtu edhe nga tregtarët me pakicë të hidrokarbureve.

Plani i dytë i këtij plani operacional është natyrisht rritja e efikasitetit dhe kontrollit qoftë tatimor apo doganor që ka për qëllim uljen e evazionit fiskal apo dhe të kontrabandës që ndodh.”, shpjegoi Malaj.

Ky takim vjen pas rritjes globale të çmimeve të karburantit, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Krizë që ka prekur edhe çmimet e karburanteve në vendin tonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.