🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 100.57 ▼1.82%
ARI 4,367 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,179 ▲ +0.21% ETH $2,428 ▲ +0.59% XRP $1.2925 ▲ +0.1% SOL $99.5600 ▲ +1.73%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.57 ▼1.82 % ARI 4,367 ▼0.46 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.57 ▼1.82 % ARI 4,367 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Arte

Katër artistë shqiptarë në “Platforms Project 2026” në Athinë

Shqipëria përfaqësohet në edicionin e vitit 2026 të “Platforms Project”, eventit ndërkombëtar të artit bashkëkohor që zhvillohet në Athinë, përmes platformës artistike Satellite Zone.

Kolektivi i artistëve të rinj shqiptarë po përfaqëson Shqipërinë në Platforms Project 2026 me In Movement, një ekspozitë që eksploron lëvizjen si forcë që frymëzon mirëkuptim, transformim dhe dialog.

Katër artistët shqiptarë janë: Kristanja Çene, Inda Sela, Ildi Stafaj dhe Kessy Buqeza. Pjesëmarrja e tyre është e regjistruar në programin zyrtar të Platform Project përmes platformës Satellite Zone, e cila përfaqëson Shqipërinë.

Platforms Project 2026 zhvillohet më 17–20 shtator 2026, në Tobacco Factory – Hellenic Parliament, në Athinë. Eventi mbledh platforma artistike dhe artistë nga vende të ndryshme, duke sjellë një program me ekspozita dhe aktivitete të artit bashkëkohor.

Pjesëmarrja e artistëve shqiptarë përmes Satellite Zone e vendos skenën artistike shqiptare në një kontekst ndërkombëtar, duke krijuar një hapësirë prezantimi për krijuesit nga Tirana në një prej aktiviteteve ndërkombëtare të artit bashkëkohor që zhvillohen në Athinë.

Ildi Stafaj prezanton instilacionin e tij të titulluar “Pjesë”. Ky instalacion përdor CD-të rrotulluese si një metaforë për kujtesën dhe riprodhimin (përsëritjen). Vizatimet me grafit përfaqësojnë fragmente të perceptimit dhe identitetit. Teksa disqet rrotullohen ngadalë sikur po luhen, imazhet qarkullojnë në një cikël të vazhdueshëm, duke pasqyruar mënyrën se si kujtimet rikthehen dhe transformohen përgjatë kohës.

“Kotelet lëvizëse” titullohet instalacioni nga Kessy Buqeza. Macet duken pothuajse të gjalla, e megjithatë një forcë e padukshme udhëheq lëvizjen e tyre. Instalacioni eksploron se si objektet e zakonshme mund të bëhen të jashtëzakonshme (të çuditshme) kur lëvizin në mënyra të papritura. Ai luan me tensionin midis së njohurës dhe të panjohurës, duke krijuar një moment në të cilin shikuesi përjeton diçka që është sa shqetësuese, aq edhe intriguese.

Kristanja Çene prezanton “Corrupted Play”. Ky instalacion kinetik ngjan me një lojë të lëvizshme për foshnja, por në vend të lodrave, avionë të vegjël luftarakë varen dhe lëvizin në ajër. Pafajësia kthehet në lojë të korruptuar nga lufta, duke pasqyruar realitetin e ashpër të fëmijëve që rriten në mes të konfliktit.

“Fuqia e Çmaterializimit” është vepra e Inda Selës. Një efekt lëvizës dhe fuqizues i objektit të çmaterializuar, si një tullë, që komunikon përmes tingujve ndërveprues nëpërmjet një kutie audio audiofone.

Artistja sjell edhe ekspozitën “Rebus-Performance mbareboterore”, një performancë artistike në vazhdim që eksploron lëvizjen, transformimin dhe lidhjen. Figura, e cila udhëton vazhdimisht me biçikletë dhe është e mbuluar me materiale natyrale, krijon ndërveprime spontane me publikun, duke i kthyer kalimtarët në pjesëmarrës aktivë. Kjo performancë reflekton mbi identitetin, përkatësinë dhe fuqinë e artit për të lidhur njerëzit përtej kufijve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.