🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +0.23% ETH $2,259 ▲ +0.24% XRP $1.2470 ▼ -0.44% SOL $94.0000 ▼ -1.94%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

Instituti Demokratik i Kosovës ka mirëpretur vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për shfuqizimin e dispozitave të kontestuara të Rregullores Zgjedhore nr. 04/2026 për Vëzhguesit e Zgjedhjeve.

Sipas Gjykatës, këto dispozita tejkalonin Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke vendosur kushte dhe kufizime të reja për akreditimin dhe veprimtarinë e vëzhguesve.

Dispozitat e shfuqizuara i jepnin KQZ-së kompetencë për të kërkuar informacione mbi burimet e financimit të organizatave pa bazë të qartë ligjore, zgjeronin kërkesat për dokumentacion ndaj organizatave vëzhguese dhe krijonin kritere të paqarta për refuzimin e akreditimit të organizatave dhe mediave. Këto rregulla linin hapësirë për vendimmarrje arbitrare dhe mund të kufizonin pjesëmarrjen e akterëve të pavarur në monitorimin e zgjedhjeve.

Rregullorja po ashtu kufizonte pjesëmarrjen e vëzhguesve që ishin në procedurë hetimore për shkelje zgjedhore, duke cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë. Ky kufizim në anën tjeter nuk vlente edhe për komisionerët që mund të ishin në procedura hetimore. Për më tepër, rregullorja kufizonte qasjen e akterëve në mbledhjet publike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ndonëse karakteri publik i këtyre mbledhjeve garantohet me ligj.

KDI kishte vlerësuar se këto dispozita jo vetëm që tejkalonin ligjin, por edhe rrezikonin të dobësonin rolin e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në monitorimin e proceseve zgjedhore. Një kufizim i tillë do të cenonte transparencën, llogaridhënien dhe besimin e qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve.

Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmon se të drejtat dhe detyrimet e subjekteve nuk mund të kufizohen apo zgjerohen përmes akteve nënligjore pa mbështetje të qartë në ligj. Ky aktgjykim vendos një standard të rëndësishëm për administrimin e proceseve zgjedhore dhe për respektimin e parimeve të ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe transparencës.

KDI i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta zbatojë pa vonesë aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe ta harmonizojë Rregulloren për Vëzhguesit e Zgjedhjeve me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ky proces duhet të zhvillohet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, me konsultim publik të organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe akterëve të tjerë relevantë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.