☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 74.35 ▲4.12%
ARI 4,071 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,602 ▼ -2.24% ETH $1,771 ▼ -2.06% XRP $1.0727 ▼ -2.41% SOL $75.8300 ▼ -1.71%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.35 ▲4.12 % ARI 4,071 ▼1.03 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.35 ▲4.12 % ARI 4,071 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Bota

Kerry: Siria është ende “jashtë kontrollit”

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha sot se bisedimet me Rusinë dhe partnerët e koalicionit kundër Shtetit Islamik “po i afrohen një marrëveshjeje mirëkuptimi”, për ta rivendosur një armëpushim në Siri, përfshirë zonat përreth Aleppos.

“Ka progres në drejtim të asaj që po bisedohet në tavolinë; janë disa propozime të cilat do tu dorëzohen palëve të përfshira. Ne po mbajmë shpresa, por ka ende punë për t’u bërë. Ne nuk do të japim premtime se do të bëhet diçka, përpara se ajo vërtetë të bëhet”, ka thënë Kerry pas takimit me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, në Gjenevë.

Ai shtoi se Siria është ende “në shumë mënyra jashtë kontrollit”. Kerry theksoi se bisedime legjitime politike për Sirinë nuk mund të realizohen nëse forcat qeveritare dhe rebelët nuk nënshkruajnë marrëveshjen për armëpushim.

Jubeir, nga ana tjetër, i dënoi luftimet e ashpra në dhe përreth Aleppos, dhe i cilësoi si “shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare.”

Rusia tha gjatë fundjavës se nuk do të kërkojë nga forcat e Assadit që t’i ndalin sulmet ajrore në Aleppo.

Moska pretendon se ato sulme kanë në shënjestër militantët e Shtetit Islamik, të cilët nuk janë të përfshirë në armëpushimin e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.