☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0%
ARI 4,731 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $80,684 ▼ -0.21% ETH $2,326 ▼ -0.2% XRP $1.4483 ▲ +1.81% SOL $94.7600 ▲ +1.49%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0 % ARI 4,731 ▲0 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0 % ARI 4,731 ▲0 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Kosova

Këshilltarët e LDK-së në Prishtinë: Sjellje e Ahmetit është thirrje për anarki

nnGrupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se kryeqyteti i Kosovës dhe institucionet e shtetit po sulmohen nga brigadat e molotovëve, nga protestuesit e dhunshëm të organizuar nga Vetëvendosja dhe aleatët e saj opozitarë kundër Republikës.

Ky grup thotë se sot nga të gjithë po shihet qartë përpjekja për rrënimin e institucoioneve të shtetit me dhunë. “Grupi i LDK-së konsideron se rëndimit të situatës politike dhe protestave të dhunshme në kryeqytet po u kontribuon pjesëmarrja e kryetarit Shpend Ahmeti dhe udhëheqësve të tjerë të Komunës së Prishtinës, të cilët kanë mobilizuar të gjithë aktivistët politikë, drejtorë drejtorish, këshilltarë dhe eksponentë të tjerë të VV të udhëhequr nga vetë kryetari i Prishtinës për rrënimin e Republikës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Pjesëmarrja e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahemti në këto protesta, sipas grupit të LDK-së në Kuvendin Komuna të Prishtinës, është përkrahje e brigadave të molotovëve që po i japin kryeqytetit pamje, me imazhin më të keq, në përpjekje për rrënimin e shtetit edhe nga vetë udhëheqësit e kryeqytetit.

“Kjo sjellje e të parit të Prishtinës është thirrje për anarki”, theksohet në këtë reagim.

Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës thotë se është kundër protestave të dhunshme në kryeqytet dhe e fton kryetarin e Prishtinës dhe eksponentët e tjerë të VV që të mos u rrinë në krah brigadave të molotovëve, atyre që po bëjnë përpjekje ta djegin shtetin nga kryeqyteti, nga kryeqyteti i udhëhequr nga nënkryetari i VV Shpend Ahmeti.

“Grupi i LDK-së i fton qytetarët e kryeqytetit të mos u ekspozohen imazheve të dhunës së mundshme, të cilat po i japin kryeqytetit pamje anarkie, të papranueshme për qytetarët e Prishtinës”, përfundon ky reagim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.