☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,630 ▼0.35%
DOW 52,520 ▼0.1%
NASDAQ 26,228 ▼0.4%
NAFTA 102.60 ▲2.55%
ARI 4,333 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,625 ▲ +1.93% ETH $2,510 ▲ +0.75% XRP $1.4059 ▲ +4.6% SOL $102.1800 ▲ +1.89%
S&P 500 7,630 ▼0.35 % DOW 52,520 ▼0.1 % NASDAQ 26,228 ▼0.4 % NAFTA 102.60 ▲2.55 % ARI 4,333 ▼1.72 % S&P 500 7,630 ▼0.35 % DOW 52,520 ▼0.1 % NASDAQ 26,228 ▼0.4 % NAFTA 102.60 ▲2.55 % ARI 4,333 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Bota

KINEMA – Astana organizon konkursin më të madh në botë për filma të krijuar me IA

ASTANA, 14 shtator /ATSH-Kazinform/ – Festivali i Filmit me Inteligjencë Artificiale në Astana (AAIFF 2026) është shndërruar në konkursin më të madh ndërkombëtar në botë, për filmat e krijuar me IA, duke tërhequr 8 067 aplikime nga 125 vende.

Kazakistani renditet i dyti për numrin e filmave të dorëzuar, me 829 filma, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 1,395.

India ka paraqitur 702 filma, Kina 550 dhe Koreja e Jugut 349.

Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu Britania e Madhe, Indonezia, Japonia, Brazili dhe Franca.

Rreth 40% e filmave, ose 3,138 vepra, trajtojnë temën qendrore të festivalit, “E ardhmja në të cilën ia vlen të jetosh”.

Pjesa tjetër, 4,929 filma, janë paraqitur në konkurs, i cili përfshin 19 zhanre dhe nuk ka kufizime të tematikave.

“Vetëm disa muaj më parë nisëm një konkurs ndërkombëtar, ndërsa sot janë kryer më shumë se 8,000 aplikime nga 125 vende”, tha Almaz Zhali, bashkëthemelues dhe kryetar i bordit të AAIFF.

Sipas tij, nuk bëhet më fjalë për eksperimente të veçuara me inteligjencën artificiale, por për filma të plotë, me histori të ndërlikuara, personazhe dhe botë të krijuara tërësisht me IA.

Ideja për festivalin, lindi në Astana në dhjetor të vitit 2025, në një kohë kur organizatorët parashikonin zhvillim të shpejtë të teknologjisë gjeneruese të videove, teknologjisë që mund të krijojë video dhe filma duke përdorur inteligjencën artificiale.

Organizatorët thonë se AAIFF është aktualisht festivali më i madh i filmit me inteligjencë artificiale në botë, si për nga financimi prej 2 milionë dollarësh, ashtu edhe për nga numri i aplikimeve.

Filmat kalojnë nëpër disa faza përzgjedhjeje.

Fillimisht kontrollohen për plagjiaturë dhe për përmbajtje me cilësi shumë të ulët, të krijuar nga IA-ja.

Filmat që kalojnë këtë fazë, vlerësohen më pas nga specialistë me përvojë në kinematografi dhe në tregimin vizual, mënyrën se si një histori përcillet përmes pamjeve.

Rreth 150 filma do të arrijnë në fazën përfundimtare të përzgjedhjes, nga ku do të dalin 25 finalistë.

Festivali ka një fond çmimesh prej 1 milion dollarësh.

Nga kjo shumë, 750 mijë dollarë janë për programin kryesor tematik dhe 250 mijë dollarë për pesë kategori të konkursit të hapur.

Përveç çmimeve, është krijuar edhe një fond investimi prej 1 milion dollarësh, i cili synon të mbështesë ekipet premtuese, që zhvillojnë projekte me inteligjencë artificiale.

Investitori Balaji Srinivasan tha se ulja e kostove të prodhimit të filmave, mund të krijojë mundësi të reja edhe për komunitetet që flasin gjuhë me numër më të vogël përdoruesish.

Sipas tij, kjo teknologji mund t’u mundësojë edhe vendeve të vogla, të krijojnë filma në gjuhët e tyre, duke mos e kufizuar industrinë e filmit vetëm te prodhimet e Hollivudit.

Në total, kohëzgjatja e të gjithë filmave të dorëzuar është më shumë se 100 mijë minuta.

Ata janë krijuar nga 4 756 kineastë, duke përdorur më shumë se 80 modele të inteligjencës artificiale gjeneruese.

Më herët, “Kazinform” raportoi se projekti i animuar kazak “KÖLEÑKE”, i prodhuar nga shoqata krijuese “Qazaqanimation”, mori Çmimin Special të Jurisë në Festivalin e Filmit, Animacionit dhe Teknologjisë së Portlandit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.