🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Klienti im, jashtë çdo përgjegjësie juridike”- Avokati Haxhia flet pas takimit me Ergys Agasin: Pa funksione shtetëror

Avokati i Ergys Agasit, Maksim Haxhia, ka folur sot për mediat para ambienteve të bllokut të sigurisë, ku mbahet i izoluar klienti i tij. Biznesmeni është i akuzuar në dosjen e AKSHI-t, teksa avokati i tij kërkon të njihet me dosjen.

Haxhia tregon çfarë ndodhi në takimin e sotëm dhe flet për pretendimet e Agasit, i cili sipas tij, pretendon se nuk ka prekur financat publike, pasi nuk ka mbajtur funksione me fuqi për të tilla ndërhyrje.

“Ky është një takim i parë për tu përgatitur për procesin që është në ditët e afërta lidhur me verifikimin e masës dhe kushteve të masës së sigurimit. Kuptohet që ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh edhe pse e kemi kërkuar, edhe pse i jemi drejtuar ILD që na është mohuar një e drejtë, kjo nuk ka ndodhur. Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet. I mbrojturi prej meje, z.Agasi pretendon se është jashtë çdo ngarkesë juridike, pasi ai pretendon dhe kjo është një fakt se nuk ka prekur financat publike, pasi nuk ka mbajtur asnjëherë funksione të autoriteteve që menaxhojnë financat publike, nuk ka marrë pjesë as në tendera.

Media e ka fryrë problemin, e ka zmadhuar dhe e ka vënë këtë në epiqendrën e gjithë kësaj ngarkese dhe procesi të deklaruar nga SPAK. Problemi është se këta të fusin në burg pastaj… Si ajo historia që të marrin të presin këmbën e pastaj të numërojnë i ke apo jo të dyja këmbët.

Është një praktikë e vendosur tashmë që ata të fusin në burg dhe pastaj të bëjnë hetimet, ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta. Të bëjnë hetimet, të mbledhin provat dhe pastaj t’i drejtohen gjykatës që në proporcion me veprat penale, me provat dhe rrezikshmërinë e personit të kërkojnë masë të përshtatshme”, tha avokati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.