☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,701 ▼0.56%
DOW 53,372 ▼0.16%
NASDAQ 26,332 ▼1.17%
NAFTA 84.11 ▲0.44%
ARI 4,420 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,773 ▲ +1.02% ETH $1,914 ▲ +0.38% XRP $1.0012 ▲ +0.02% SOL $76.9200 ▲ +1.49%
S&P 500 7,701 ▼0.56 % DOW 53,372 ▼0.16 % NASDAQ 26,332 ▼1.17 % NAFTA 84.11 ▲0.44 % ARI 4,420 ▼1.2 % S&P 500 7,701 ▼0.56 % DOW 53,372 ▼0.16 % NASDAQ 26,332 ▼1.17 % NAFTA 84.11 ▲0.44 % ARI 4,420 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kosova

“Koha e fajësimeve ka përfunduar”, Ferati del në mbrojtje të Abdixhikut pas kërkesave për dorëheqje

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka reaguar pas kërkesave të disa strukturave të LDK-së për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke i dalë në mbrojtje atij dhe duke kritikuar qasjen e brendshme të disa degëve.

Ferati ka thënë se është shqetësuese tentativa për të zhvendosur përgjegjësinë e rezultateve vetëm te niveli qendror, duke e quajtur këtë shmangie të llogaridhënies.

“Është thellësisht shqetësuese që disa struktura të LDK-së, në vend të një analize të ndershme mbi përgjegjësitë që i takojnë secilit nivel, po përpiqen ta zhvendosin të gjithë barrën e rezultatit vetëm te niveli qendror. Kjo nuk është reflektim politik, por shmangie e hapur e përgjegjësisë”, ka deklaruar Ferati.

Ai ka theksuar se kush kërkon llogaridhënie duhet së pari të japë vetë llogari për rezultatet në terren.

“Kush kërkon llogaridhënie nga të tjerët, duhet së pari të japë llogari për rezultatet në terrenin që ka menaxhuar vetë. Është e papranueshme që dikush të vetëshpallet i suksesshëm, ndërsa dështimet t’ua faturojë vetëm të tjerëve”, është shprehur ai.

Duke iu referuar kërkesave për dorëheqje të kryetarit të partisë, Ferati ka thënë se nuk duhet të krijohet precedent që pas çdo procesi zgjedhor të kërkohet largimi i udhëheqjes.

“Në këtë kontekst, duhet theksuar se LDK sapo ka kaluar zgjedhjet ku është rikonfirmuar kryetari aktual dhe nuk duhet të krijohet precedent që pas çdo procesi zgjedhor të kërkohet dorëheqja e kryetarit, pasi një qasje e tillë e dobëson partinë dhe minon stabilitetin e saj politik”, tha ai.

Ferati shtoi se përgjegjësia në parti është e përbashkët dhe nuk mund të përdoret në mënyrë selektive.

“Asnjë degë nuk e fiton e vetme LDK-në, dhe asnjë degë nuk e humb e vetme LDK-në. Por përgjegjësia nuk mund të përdoret si mburojë selektive. Ajo është e përbashkët dhe e pakapërcyeshme për të gjithë., u shpreh ai.

Në fund, ai theksoi nevojën për unitet dhe vetëkritikë brenda partisë, duke shtuar se “koha e fajësimeve selektive ka përfunduar”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.