🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.85 ▼1.44%
ARI 4,148 ▲1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,484 ▲ +4.93% ETH $2,426 ▲ +7.43% XRP $1.3102 ▲ +3.8% SOL $96.2400 ▲ +5.32%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

KOLUMBI – De la Espriella premton të mposhtë narko-terroristët

BOGOTA, 8 gusht /ATSH-AFP/ -Presidenti i ri i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, është zotuar të rikthejë rendin dhe të çrrënjosë grupet e armatosura të lidhura me trafikun e drogës, në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës.

De la Espriella, një politikan i krahut të djathtë që fitoi zgjedhjet me një diferencë shumë të ngushtë, bëri  dje betimin presidencial  në qytetin Cali, duke shënuar një kthesë të fortë politike pas katër viteve të qeverisjes së majtë të Gustavo Petros.

Duke iu drejtuar qindra ushtarëve në një bazë ushtarake në Cali, presidenti i ri tha se qeveria e tij do të luftojë pa kompromis kundër grupeve kriminale dhe guerile.

Ai deklaroi se mundësia për dialog me këto organizata është shteruar, duke kritikuar qasjen e paraardhësit Petro, i cili kishte tentuar negociata paqeje me disa prej grupeve të armatosura.

De la Espriella synon gjithashtu të forcojë ndjeshëm bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër karteleve të drogës.

Një nga prioritetet e tij është anëtarësimi në aleancën rajonale amerikane “Shield of the Americas”, ndërsa administrata Trump ka sinjalizuar se synon të punojë me Kongresin për një paketë prej 1 miliard dollarësh ndihmë për sigurinë e qeverisë së re.

Presidenti kolumbian, i cili ka shtetësi të dyfishtë amerikane dhe kolumbiane, ka propozuar masa të ashpra kundër trafikut të drogës, përfshirë ndërtimin e “mega-burgjeve”, goditjen e laboratorëve të kokainës dhe eliminimin e kulturave të kokës që përdoren për prodhimin e saj. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.