☁️
Tiranë 17°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,339 ▲1.1%
DOW 49,794 ▲1.01%
NASDAQ 25,727 ▲1.58%
NAFTA 95.09 ▼7.02%
ARI 4,693 ▲2.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,482 ▲ +0.24% ETH $2,352 ▼ -0.43% XRP $1.4274 ▲ +1.43% SOL $89.0300 ▲ +4.31%
S&P 500 7,339 ▲1.1 % DOW 49,794 ▲1.01 % NASDAQ 25,727 ▲1.58 % NAFTA 95.09 ▼7.02 % ARI 4,693 ▲2.73 % S&P 500 7,339 ▲1.1 % DOW 49,794 ▲1.01 % NASDAQ 25,727 ▲1.58 % NAFTA 95.09 ▼7.02 % ARI 4,693 ▲2.73 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Ekonomia

Koncesioni i HEC-it në Kalivaç, shpallen fituesit, do investojnë 125 milionë euro

Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohet me koncesion nga bashkimi mes kompanisë turke “Ayen Enerji” dhe asaj shqiptare “Fusha SH.P.K”. Pas mbylljes së tenderit në tetor të vitit të kaluar, Ministria e Energjisë njoftoi se ka nënshkruar kontratën përmbyllëse që i hap rrugë ndërtimit të hidrocentralit, të lënë pezull prej vitesh.
Sipas kontratës, konsorciumi fitues do të investojë rreth 125.3 milionë euro për të ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Vjosë. Ky hidrocentral do të ketë një fuqi të instaluar prej 111 mega vat dhe prodhim vjetor energjie 366.6 milionë kilovat.

Sipas afateve të parashikuara në kontratë, ndërtimi i hidrocentralit të Kalivaçit do të zgjasë dy vjet e gjysmë dhe kjo vepër pritet të fillojë nga prodhimi i energjisë në vitin 2021.

Tenderi për hidrocentralin e Kalivaçit u zhvillua në tetor të vitit të kaluar. Në këtë garë u paraqitën tre oferta, por fituese e shpall konsorciumi mes shoqërisë turke “Eyen Enerji” dhe asaj shqiptare “Fusha SH.PK.”. Nga tetori i vitit të kaluar deri më tani, ministria dhe konsorciumi fitues kanë negociuar detajet e kontratës, të cilat përfunduan me nënshkrimin e saj.

Hidrocentrali i Kalivaçit është vepra e dytë hidrike më e madhe në vend që ndërtohet me fonde private pas kaskadës së Devollit. Kjo vepër do të ndërtohet mbi lumin Vjosë në zonën e Tepelenës dhe do të shfrytëzohet nga dy kompanitë private për 35 vjet për t’u transferuar më pas në pronësi të shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.