☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.68 ▲0.74%
ARI 4,410 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,304 ▲ +0.3% ETH $1,911 ▲ +0.95% XRP $0.9999 ▲ +0.86% SOL $76.9700 ▲ +1.92%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.68 ▲0.74 % ARI 4,410 ▼0.24 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.68 ▲0.74 % ARI 4,410 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës, Rama: Ukraina po rindërton guximin e Europës, Europa të ardhmen e saj

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, ku theksoi se procesi i rindërtimit nuk duhet të presë përfundimin e luftës.

Sipas Ramës, nëse rindërtimi nis vetëm pasi të ketë përfunduar konflikti, atëherë do të jetë tepër vonë për të vepruar. Ai theksoi se rindërtimi i Ukrainës dhe integrimin europian i Ballkanit kontribuojnë në forcimin e Europës.

“Besoj se koncepti i këtij takimi është shumë i thjeshtë: nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë tepër vonë dhe pikërisht për këtë arsye jemi sot këtu. Ndërkohë, Ukraina po rindërtohet ndërsa njëkohësisht mbron veten. Ky është kuptimi i madh i kësaj konference. Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë: Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri që po mbron lirinë e saj. Nga ana tjetër, ne shohim rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin europian të Ballkanit si procese që përforcojnë njëra-tjetrën. Të dyja kanë të bëjnë me plotësimin e Europës, forcimin e qëndrueshmërisë së saj dhe uljen e cenueshmërive strategjike”, tha Rama.

Rama tha se rindërtimi i Ukrainës nuk është bamirësi, por strategji për ndërtimin e një shteti demokratik, modern dhe të qëndrueshëm. Kjo, tha Rama, do i shërbejë jo vetëm Ukrainës, por edhe vetë Europës, e cila “po rindërton guximin e saj”.

Sipas Ramës, këto procese lidhen drejtpërdrejt me ndërtimin e një Europe më të qëndrueshme dhe me uljen e cenueshmërive të saj strategjike.

“Natyrisht, rindërtimi nuk është bamirësi, por strategji. Nuk bëhet fjalë vetëm për të riparuar atë që është shkatërruar, por për të ndërtuar një Ukrainë demokratike, europiane, moderne dhe të qëndrueshme, duke treguar se e gjithë Europa është e aftë ta bëjë këtë. Ukraina po rindërton guximin e Europës. Europa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës”, tha Rama.

Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës po zhvillohet në Gdansk të Polonisë, me pjesëmarrjen e liderëve politikë, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të biznesit dhe shoqërisë civile.

Kjo konsiderohet platforma kryesore ndërkombëtare për koordinimin e mbështetjes politike, financiare dhe ekonomike ndaj Ukrainës, me fokus në rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit pas dëmeve të shkaktuara nga lufta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.