☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,802 ▼ -0.68% ETH $2,482 ▼ -2.04% XRP $1.3424 ▼ -2.11% SOL $99.7600 ▼ -2.39%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

Konfrontimi me aktivistët, policia: U shkel leja për paletat

Rreth orës 06.00 të mëngjesit teksa aktivistët vijonin në protestën e tyre gjatë gjithë natës kundër importit të mbetjeve, është shënuar edhe një incident. Për këtë policia sqaron dhe situatën e krijuar.
Sipas burimeve zyrtare, leja për paletat që mbanin aktivistët ishte vendosur me marrëveshje që të qëndronin nga ora 23.00 e të mërkurës deri në 06.00 të mëngjesit të së enjtes.
“Është marrë takim me disa nga personat e ndodhur ne vend si dhe me shtetasin Sazan Guri, me të cilët është rënë dakort që këto paleta të qëndronin aty deri në orën 06:00 të datës 24.11.2016, me qëllim për të kaluar natën tubuesit dhe të hiqeshin nga vetë ata. Në afrimin të orës 06:00, nga ana e shërbimeve të Policisë i është kërkuar disa herë heqja e paletave siç ishte rënë dakort një natë më parë”, sqaron policia.
Por sipas saj, organizatorët e tubimit kanë kundërshtuar disa herë për heqjen e paletave duke mos i’u përmbajtur marrëveshjes së bërë një natë më parë. Rreth orës 07:00, nga ana e Policisë është ndërhyrë për heqjen e këtyre paletave, por kanë hasur në kundërshtim prej tubuesve. Për pasojë janë shoqëruar Oltion Z., 31 vjeç, dhe Irel E., 31 vjeç. Njëri prej të shoqëruarve ka ngritur pretendimin se është dëmtuar në dorë gjatë konfrontimit dhe u dërgua për mjekim të lehtë.
Ndaj tyre ka nisur procedim penal në gjendje të lirë në akuzën e prishjes së qetësisë publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.