🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,828 ▼ -0.56% ETH $2,377 ▼ -0.47% XRP $1.2882 ▼ -1.61% SOL $102.3700 ▼ -1.44%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Kongresi votë paralajmëruese Trumpit, mbështetje NATO-s

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese votash një ligj që konfirmon mbështetjen e Kongresit për NATO-n, lëvizje kjo e cila u pa menjëherë si paralajmërim ndaj presidentit Donald Trump që të mos tentojë tërheqjen e Amerikës nga aleanca më e madhe ushtarake e globit.

Ka pasur shqetësime në rritje lidhur me angazhimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë ndaj organizmit 29 anëtaresh.

Ligji i miratuar me 357 vota për dhe 22 kundër, pohon se është politike e SHBA-së të mbetet pjesë e aleancës veri-atlantike dhe ndalon përdorimin e fondeve për largimin prej saj. Madje përveç konfirmimit të kontrollit të Kongresit mbi paratë, ky legjislacion ripohon edhe mbështetjen e SHBA-së ndaj NATO-s si dhe klauzolën e mbrojtjes së ndërsjelltë.

Në të shprehet po kështu mbështetje për Malin e Zi, si anëtarin më të ri të NATO-s, për financimin e “fuqishëm” të SHBA-së për Iniciativën Evropiane të Ndalimit, ndërsa përforcohet qëllimi që secili vend anëtar të shpenzojë për mbrojtjen të paktën 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm bruto deri në vitin 2024.

Kohë më parë, duke cituar burime të qeverisë federale, New York Times raportoi se Trump ka hedhur idenë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO-ja, veprim ky që praktikisht do ta shkatërronte aleancën, e cila shënon 70 vjetorin e themelimit të saj në Prill të këtij viti.

Top Channel

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.