🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.40 ▼0.62%
ARI 4,149 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,455 ▼ -2.74% ETH $1,656 ▼ -5.36% XRP $1.1057 ▼ -2.78% SOL $69.0000 ▼ -6.64%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.40 ▼0.62 % ARI 4,149 ▼1.28 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.40 ▼0.62 % ARI 4,149 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Politika

Konkursi për Kampusin Universitar “Aleksandër Moisiu”, Kumbaro: Ligji i ri për arsimin e lartë, ndërkombëtarizimi ndër kapitujt kryesorë

Këtë të martë, (23 qershor) u prezantuan projektet finale të Konkursit Ndërkombëtar të Kampusit Universitar “Aleksandër Moisiu”, i cili synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore ku ndërthuren arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja, etj.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, gjatë fjalës së saj, tha se projektet e kampuseve, i paraprijnë horizonteve kohore.

“Universiteti “Aleksandër Moisiu” festoi pak muaj më parë një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tij: 20 vite jetë akademike. Dy dekada në historinë e një universiteti mund të duken pak, por janë të mjaftueshme për të hedhur bazat e një tradite, për të ndërtuar identitet dhe për të fituar besimin e mijëra studentëve që kanë kaluar në auditoret e tij.

Sot ky universitet përfaqëson një komunitet të gjerë akademik me pesë fakultete, mijëra studentë e qindra pedagogë, por mbi të gjitha, ai përfaqëson një ambicie shumë të madhe: atë për të qenë një universitet modern, i hapur, ndërkombëtar dhe konkurrues në hapësirën europiane të arsimit të lartë.

Tamam si Durrësi, porta tradicionale e pikëtakimit të Shqipërisë me Perëndimin, ashtu edhe Universiteti Aleksandër Moisiu, në traditën e mirë të qytetit, gjeti rrugën e tij të ndërkombëtarizimit.

Edhe në rishikimin që po i bëjmë ligjit të arsimit të lartë, ndërkombëtarizimi zë një kapitull të veçantë, ndër më kryesorët, pasi është vizioni ynë për Shqipërinë përtej vitit 2030!

Pikërisht për këtë arsye, kampusi i ri nuk mund të shihet vetëm si një investim në infrastrukturë.

Kur flasim për kampusin e ri, në thelb po flasim për krijimin e një ekosistemi. Një ekosistem ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja, kultura dhe jeta studentore nuk funksionojnë si ishuj të ndarë, por si pjesë të së njëjtës.

Universitetet më të mira të botës nuk dallohen vetëm për programet e tyre akademike, por edhe për identitetin e mjediseve të tyre, në të cilat shpesh prodhohen ide, inovacion dhe lidership. Dhe universitetet kanë një veçori të rrallë: ato janë institucione që mendojnë në horizonte kohore më të gjata se shumica e institucioneve të tjera, u japin jetë e identitet peizazheve dhe zhvillim komuniteteve.

Kur projektojmë një kampus, nuk projektojmë vetëm nevojat e sotme. Ne projektojmë mënyrën se si do të mësohet, do të kërkohet, do të jetohet dhe do të bashkëpunohet pas njëzet apo tridhjetë vitesh”, tha ajo.

Më tej, gjatë fjalës së saj, ajo tha se: “Jam shumë e lumtur, që paralelisht me këtë ngjarje, UAMD ndodhet në një fazë të re zhvillimi me buxhetin më të lartë historik për arsimin në 2026, me investime konkrete si ai i Fakultetit të Studimeve Profesionale, me projektimin e kampusit të ri universitar përmes një konkursi ndërkombëtar dhe me një strategji të qartë profilizimi përmes ndërkombëtarizimit”.

5 ekipe finaliste do të prezantojnë sot projektet për masterplanin e këtij kampusi para një jurie ndërkombëtare. Konkursi shërben gjithashtu si një terren eksperimentimi për forma të reja të organizimit të konkurseve ndërkombëtare të projektimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.