☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kontrolle për apartamentet me qira përmes “Booking”, verifikohen 100 tatimpagues

Subjektet dhe individët që ushtrojnë aktivitetin e dhënies me qira afatshkurtër të njësive akomoduese përmes platformës “Booking” do të jenë objekt kontrolli nga administrata tatimore.

Në zbatim të planit operacional të turizmit, administrata tatimore ka filluar kontrollet për subjektet që kanë realizuar të ardhura përmes platformës “Booking.com”.

Tatimet bëjnë me dije se, pas përfundimit të fazës së informimit, janë përzgjedhur 100 tatimpagues, individë dhe subjekte, të cilët për periudhën tetor 2022 – dhjetor 2025 rezultojnë me rreth 24.9 milionë euro të ardhura të realizuara përmes “Booking.com”.

Kontrollet që do të ushtrohen nga Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoritë Rajonale do të evidentojnë nëse këto të ardhura janë deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.

Administrata Tatimore u bën thirrje individëve dhe subjekteve që realizojnë të ardhura përmes platformave online të deklarojnë saktë të ardhurat, për të shmangur pasojat administrative dhe penale.

Referuar të dhënave më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, hotelet dhe qytetarët shqiptarë që përdorin platformën “Booking” për rezervimin e dhomave apo dhënien me qira afatshkurtër kanë realizuar të ardhura në vlerën totale prej 80.1 milionë eurosh gjatë periudhës janar–shtator 2025.

Administrata Tatimore bën me dije se disponon të dhëna mbi rezervimet dhe shitjet e realizuara përmes platformës “Booking”, ku rezulton se janë 17 225 biznese dhe individë të regjistruar që kanë realizuar shitje të akomodimeve përmes kësaj platforme.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vetëm komisionet që u janë paguar platformës nga qytetarët dhe bizneset janë rreth 12.8 milionë euro.

Gjatë vitit të kaluar, administrata tatimore shqiptare ka nisur një bashkëpunim me administratën tatimore irlandeze për hetimin e individëve që përfitojnë të ardhura nga platformat “Booking” dhe “Airbnb” dhe nuk i deklarojnë ato.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.