☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $63,816 ▼ -0.11% ETH $1,674 ▼ -0.43% XRP $1.1432 ▼ -0.62% SOL $67.4100 ▲ +0.07%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Kosova

Kosova mbush 8 vjeç në mes të krizës politike

aaSot Kosova mbush 8 vite si shtet. Por ky përvjetor i pavarësisë nuk do të jetë si të mëparshmit, për shkak të krizës politike. Edhe pse është planifikuar që të festohet me disa aktivitete të ndryshme nga ana e Qeverisë, opozita kosovare ka njoftuar mbajtjen e një proteste në orën 14.00, ku përveçse kundërshton marrëveshjet me Serbinë edhe me Malin e Zi, njëherësh kërkon edhe largimin e qeverisë Mustafa-Thaçi.
I dërguari i Top Channel në Prishtinë, Thimi Samarxhiu raporton se Prishtina është e “pushtuar” nga flamujt kombëtarë dhe forca të shumta policie.
Ka pasur shumë kontrolle dhe verifikime gjatë gjithë natës, në të gjitha akset kryesore hyrëse dhe dalëse të Prishtinës.
Partitë opozitare në Kosovë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për protestën e ditës së Pavarësisë, e cila do të fillojë në orën 14:00.
Podiumi, ku do të ngjiten tre udhëheqësit e opozitës për të mbajtur fjalime para protestuesve, është rregulluar të martën pasdite, pak metra përpara objektit të Qeverisë.
Sipas axhendës së opozitës, autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës do të sjellin protestuesit për t’u mbledhur fillimisht para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, nga ku do të bëhet nisja në këmbë përgjatë sheshit “Zahir Pajaziti”, te sheshi “Nënë Tereza”, për t’u ndaluar pastaj te sheshi “Skënderbeu” para Qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.