🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.31 ▼0.71%
ARI 4,196 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,838 ▼ -2.44% ETH $1,695 ▼ -3.15% XRP $1.1314 ▼ -3.18% SOL $68.6300 ▼ -4.15%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.31 ▼0.71 % ARI 4,196 ▼1.17 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.31 ▼0.71 % ARI 4,196 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Kosova

Kosova përkujton presidentin George H.W. Bush

Hashim Thaçi

@HashimThaciRKS

Sincere condolences to the family and friends of President George HW Bush and the entire American people. #Kosovo will eternally remember his powerful warning to Serbia in Christmas 1992 in protection of #Kosovo. There and then President Bush made us all believe in miracles!

30 people are talking about this

​Duke shprehur ngushëllimet e tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi në rrjetet sociale se “Shtetet e Bashkuara dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Millosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe”, shkroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shkroi se “Kosova humbi një mik të madh e Shtetet e Bashkuara, patriot të devotshëm”. Duke shprehur pikëllimin e tij ai shkroi se George H.W. Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë.

“Presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë. Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë”, shkroi kryeministri Haradinaj.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se “presidenti George H. W. Bush ishte një nga zërat e parë të lidershipit botëror që kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Mbështetja që ai i ka dhënë kauzës sonë të shenjtë për liri ishte një mesazh i qartë anekënd botës. Kjo do të mbetet përherë në kujtesën tonë dhe do të na shërbejë që ta forcojmë edhe më tej miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë këtë misionar të paqes dhe demokracisë!” shkroi ai,

Presidentin e ndjerë e përkujtuan edhe udhëheqës të institucioneve tjera e partive politike duke vënë theksin tek roli që ka luajtur ai për lirinë e pavarësinë e Kosovës e cila u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara nën presidencën e djalit të tij George W. Bush më 17 shkurt të vitit 2008.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.