🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 74.94 ▼0.44%
ARI 4,351 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,960 ▼ -2.59% ETH $1,772 ▼ -1.17% XRP $1.1985 ▼ -3.28% SOL $72.5000 ▼ -3.42%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 74.94 ▼0.44 % ARI 4,351 ▼0.08 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 74.94 ▼0.44 % ARI 4,351 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Kosova

Kosovë: Mashtrime me punësime

Hapja e më shumë se 100 mijë vendeve të reja të punës, ishte premtimi kryesor që dy partitë që drejtojnë Qeverinë e vendit u kishin premtuar elektoratit gjatë fushatës parazgjedhore në zgjedhjet e fundit nacionale në vend. Mirëpo, për një vit qeverisje numri i të punësuarve është shumë i vogël.
Të dhënat që po publikojnë institucionet rreth punësimeve gjatë vitit 2015 nuk po përputhën asnjëra me tjetrën.
Zyrtarë të Ministrisë së Punës konfirmojnë se sivjet në vendin tonë janë punësuar rreth 7000 punëtorë të rinj, por në anën tjetër të dhënat që po prezanton Fondi i Kursimeve Pensionale flasin për një numër shumë më të vogël të të punësuarve. Bazuar në raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës shihet qartë se zyrtarisht janë punësuar 1 mijë e 148 persona më shumë sesa një vit më parë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka treguar se gjatë këtij viti janë realizuar një numër i madh i projekteve që kanë të bëjnë për aftësim profesional dhe punësim. Abrashi ka bërë të ditur se totali i të punësuarve është 6,556 persona, prej tyre 1,921 janë femra, të tjerët janë meshkuj të të gjitha nacionaliteteve. Ai ka sqaruar se një grup i infermierëve gjatë këtij viti kanë shkuar të aftësohen dhe të punojnë në Zvicër, derisa një grup tjetër, janë punësuar në Gjermani në kompani të ndryshme.
“Të gjithë këta persona ne i numërojmë si të punësuar, pasi që ata kanë shkuar në Gjermani apo në Zvicër për tre muaj, ata kthehen dhe shkojnë prapë edhe për tre muaj tjerë dhe nuk dihet se sa zgjat marrëveshja me ta”, ka thënë ai. Kjo Ministri përmes programeve të UNDP-së tregon se kanë përfituar 40 biznese dhe vetëm në këtë vit, janë punësuar rreth 120 persona. Edhe pavarësisht numrit minimalisht të vogël të të punësuarve gjatë vitit të parë të mandatit si kryeministër, Mustafa para pak ditësh ka ripërsëritur se do të qëndrojë mbrapa këtij zotimi. /Zëri/Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.