☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.78 ▼0.96%
ARI 4,020 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,843 ▼ -0.44% ETH $2,311 ▼ -0.5% XRP $1.2992 ▲ +0.7% SOL $99.9900 ▼ -1.29%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.78 ▼0.96 % ARI 4,020 ▼0.45 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.78 ▼0.96 % ARI 4,020 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosovë-Mustafa takon komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Giovanni Fungo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Giovanni Fungo.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për arritjet e Kosovës dhe për prioritetet e qeverisë në avancimin e gjithanshëm të progresit.

Kryeministri Mustafa shprehu vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në ofrimin e sigurisë dhe në fusha të tjera të zhvillimeve në vend.

Duke e falënderuar për përkrahjen e KFOR-it edhe në fuqizimin e FSK-së dhe në aspekte të tjera, kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e plotë të qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Giovanni Fungo, vlerësoi arritjet në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e mëtejme të KFOR-it. Gjeneralmajori Fungo, po ashtu, theksoi përkushtimin e KFOR-it për bashkëpunim me qeverinë e Kosovës si dhe për angazhimin e tij në krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë.

Kryeministri Mustafa dhe gjeneralmajori Fungo kanë biseduar edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.