☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.76 ▼0.98%
ARI 4,029 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -0.45% ETH $2,311 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.91% SOL $100.1200 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosovë: Qeveria dakord për shtyrjen e mandatit të EULEX-it

Misionit të BE-së për Kosovën, EULEX, i skadoi mandati në mesnatën ndërmjet 14 e 15 qershorit. Ndërkohë qeveria në Prishtinë ka rënë dakord për vazhdimin e madatit të këtij misioni.

Qeveria e Kosovës më në fund e dërgoi në parlament projektligjin, i cili mundëson zgjatjen e mandatit të misionit EULEX. Kjo u bë e mundur pas negociastash të gjata ndërmjet BE-së dhe qeverisë së Kosovës dhe pas një letre konfirmimi që erdhi në Prishtinë nga shefja e BE-së për Politikën e jashtme dhe Çështjet e sigurisë, Federica Mogherni.

“Përfaqësuesi Special i BE-së dhe EULEX-i në Kosovë do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit, në forcimin e mëtejshëm të një sistemi të pavarur shumë etnik të drejtësisë. Në kryerjen e mandatit të vet, EULEX-i në Kosovë do të kontribuojë në lehtësimin e përparimit të Kosovës në rrugën e saj evropiane”, shkruan Federica Mogherini në letrën e saj drejtuar Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Misionit të BE-së për sundimin e ligjit EULEX, i skadoi mandati në mesnatën ndërmjet 14 e 15 qershorit, ndërsa, vazhdimin e madatit të këtij misioni edhe për dy vjet duhet ta ratifikojë Parlamenti i Kosovës. Qeveria dhe Bashkimi Evropian ka muaj që janë duke e diskutuar mandatin dhe përgjegjësitë e misionit EULEX, dhe çështja që ka marrë më së shumti kohë është ajo përgjegjësive ekzekutive, a do t’i lejohet këtij misioni të hapë raste të reja apo jo. Ndërsa, çështja tjetër ajo e krimeve të luftës pritet t’i kalojë në përgjëgjësi Gjykatës Speciale, e cila së shpejti pritete të fillojë së funskionuari.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i Drejtësisë, i cili ishte personi kryesor gjatë negociatave BE-Kosovë për EULEX-in tha, se me ligjin e ri është parashikuar që në rrethanat e jashtëzakonshme, autoriteti përgjegjës i EULEX-it për arsye të caktuara të bazuara, mund të propozojë një rast të ri tek prokurori i EULEX-it.

“Por këtë do ta shqyrtojë një komision i përbërë nga kryeprokurori i shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës do të vendosë për këtë rast a do t’i bartet apo jo misionit EULEX, tha Hajredin Kuçi.

Përveç zgjatjes së mandatit të misionit EULEX, deri më 15 qershor të vitit 2018, autoritetet e Kosovës janë pajtuar edhe për delegimin e autoritetit tek BE-ja për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë ditës së mërkurë (15.06) misioni EULEX kishte pezulluar të gjitha aktivitet në pritje të Këshillit të BE-së që ta miratojë zgjatjen e mandatit të misionit. Kjo ndodhi gjatë pasditës të mërkurën, ndërsa të enjten ose të premtn (16.06 -17.06) Parlamenti i Kosovës pritet të debatojë dhe të ratifikojë zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet.

Zyrtarë nga kuvendi i Kosovës tashmë e konfirmojnë, se çështja e misionit EULEX, ka hyrë në rend të ditës me propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partitsë Demokratike të Kosovës, që janë në koalicion, por kjo është kundërshtuar nga subjekti opozitar lëvizja Vetëvendosja.

Misioni i Bashkimit Evropian EULEX u vendos në Kosovë në dhjetor të vitit 2008, vetëm disa muaj pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj. Baza ligjore për funksionimin e këtij Misioni është përcaktuar nga Këshilli i BE-së me anë të veprimit të përbashkët të Bashkimit Evropian 2008/124/CFSP arritur më 4 shkurt 2008. Në bazë të kësaj, EULEX-i funksionon në kuadër të kornizës së përgjithshme të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. EULEX-i është krijuar me synimin e përgjithshëm që t’i ndihmojë institucionet, organet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit të Kosovës në zhvillimin e drejtësisë efektive të bazuar në sundimin e ligjit dhe të lirë nga ndikimet politike. Ky Mision është misioni më i madh civil i themeluar në kuadër të Politikave të Përbashkëta për Siguri dhe Mbrojtje të Bashkimit Evropian. Që nga fillimi misioni EULEX ka marrë vetëm 47 vendime për raste korrupsioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.