☁️
Tiranë 20°C · Vranët 13 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 101.55 ▼0.62%
ARI 4,703 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $81,266 ▲ +0.56% ETH $2,321 ▲ +1.35% XRP $1.4687 ▲ +0.92% SOL $95.7400 ▲ +0.03%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.55 ▼0.62 % ARI 4,703 ▲0.34 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.55 ▼0.62 % ARI 4,703 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Politika

Kotzias flet për ikjen e Bushatit: Ishte kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë

Në një intervistë radiofonike, që ka shkaktuar komente dhe reagime të shumta, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias iu referohet edhe marrëdhënieve me Shqipërinë.

Ai kritikon në fillim opozitën, “Demokracinë e Re” dhe tonet që përdor në lidhje me Ankaranë e Tiranën, duke theksuar se politika e Jashtme greke nuk duhet të ketë të njëjtat tone, ose të konkurrojë performancat e diplomacisë turke dhe shqiptare.

Kotzias i ka quajtur të papranueshme deklaratat e kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, se me veprimet e saj, Shqipëria nuk do të mund të bëhet pjesë e BE-së.

“Këto çështje kryhen vetëm me veprime diplomatike serioze dhe do t’i kujtoja “Demokracisë së Re” se e bëri Shqipërinë pjesë të NATO-s pa asnjë kusht”, ka deklaruar Kotzias.

Gjithashtu, ish-kreu i diplomacisë greke ka komentuar edhe ndryshimet e kabinetit qeveritar në Shqipëri, veçanërisht ndryshimin e ministrit të Jashtëm.

“Në këtë historinë e toneve të larta, më racionali, më luftëtari për pikëpamjet e tij, i ri në moshë, por një njeri shumë i pjekur, ministri i Jashtëm më serioz që kishte Shqipëria për të negociuar, zoti Bushati u largua nga detyra. E u largua, për mendimin tim, jo sepse kishte shumë vite ministër, siç thuhet në Shqipëri. Por, sepse kishte një pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës, domethënë nuk pajtohej me ndryshimin e kufijve”, ka thënë ai.

“Dhe e dyta – ka sqaruar Kotzias, – sepse kishim bërë këtë përpjekje për një paketë marrëveshjesh, e cila kishte përfunduar, por kishte dy probleme. Njëri nga pala shqiptare, pasi nuk ekzistonte Gjykata Kushtetuese që të certifikonte ndryshimet në një sërë çështjesh, sepse kishte vetëm dy nga 11 gjykatësit në këtë moment; dhe i dyti, sepse sa i përket Shqipërisë, ka edhe në shtetin grek një segment fundamentalist për të cilin nuk kam vendosur ende që të flas, por e kam informuar me detaje kryeministrin para se të largohem”, ka thënë ai.

Pikërisht ky segment që nuk njeh zyrtarisht me truke të ndryshme ligjore kufijtë dhe nuk është i gatshëm të njohë me mjete ligjore se ka mbaruar lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë, një luftë që ka ndodhur para shumë dekadash. Greqia – ka përfudnuar Kotzias, – duhet të bëhet më serioze dhe të zgjidhë problemet, ose metodikisht ose menjëherë, siç zgjidhi nyjen gordiane me shpatë, Aleksandrin e Madh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.