Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 April 2026
S&P 500 7,109 ▼0.24%
DOW 49,443 ▼0.01%
NASDAQ 24,404 ▼0.26%
NAFTA 86.31 ▼1.27%
ARI 4,845 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,084 ▲ +2.91% ETH $2,324 ▲ +2.93% XRP $1.4305 ▲ +2.19% SOL $85.9300 ▲ +2.42%
S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.31 ▼1.27 % ARI 4,845 ▲0.34 % S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.31 ▼1.27 % ARI 4,845 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Politika

Kouchner nderohet me ‘Honoris Causa’ nga UET: Mos e harroni si ishit

Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë pas luftës, njeriu që kontribuoi në ndërtimin e shtetit të ri në Ballkan, ndoshta francezi më i dashur për shqiptarët, gjithashtu një mjek humanist dhe personalitet me rëndësi në politikën franceze e ndërkombëtare, Bernard Kouchner mori sot në Tiranë titullin “Doctor Honoris Causa”, akorduar nga Universiteti Europian i Tiranës.

Duke folur para akademikëve, ish-ministrave të jashtëm, Arta Dade, Besnik Mustafaj, Kastriot Islami e Aldo Bumçi, Kouchner falenderoi UET-in për këtë nderim.

“Së pari vendi juaj ka ndryshuar për mirë, vërtët për mirë. Duke qenë se e kam njohur që në vitin 1988, kur ishte koha e Ramiz Alisë, kam vizituar bunkerët e Enver Hoxhës. E kemi harruar çfarë ka qenë komunizmi, i harrojmë dëmet, vuajtjet, vrasjet, dhjetëra mijëra apo dhjetëra miliona viktima. Do të ishte mirë që të kujtoheshim çfarë ishte komunizmi. Që nga ajo kohë, nëpërmjet vështirësive, ju e keni ndryshuar vendin tuaj në mënyrën e duhur. Dhe kur kthehesh, ashtu siç unë pas shumë vitesh, transformimi të bën shumë përshtypje. Vendi është shumë më modern, universiteti juaj është një shembull dhe është një universitet privat që nuk ekziston në Francë, me një hapje ndaj shërbimit publik, por universiteti juaj është një shembull shumë i mirë i zhvillimit tuaj dhe ju falenderoj e ju përgëzoj që keni gjithë këto lëndë me profesorë shumë të rëndësishëm, shumë të shquar, shumë të ditur dhe mijëra studentë, kjo është diçka shumë e madhe. Ju jepni këtë shembull dhe ai duhet të njihet shumë më shumë”.

“Politika juaj është demokratike në kuptimin më të thjeshtë, nuk është diçka e përkryer, por është një kënaqësi e madhe që ju takova dhe pashë zhvillimin tuaj. Duke qenë se jeni nisur nga kaq larg, nga vrasjet, nga shtypjet, në 25 vjet keni bërë gjithë këto sepse ne mësojmë. Unë e mësova këtë në Kosovë dhe e mësojmë çdo ditë, duhen breza të tërë për të ndryshuar mentalitetet, duhen disa breza për të ndryshuar një kulturë”, tha Kouchner gjatë fjalës së tij.

Në ceremoni përshëndeti dhe zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e cila vlerësoi figurën e Kouchner dhe vendimin e universitetit për ta nderuar atë.

Motivimi i dhënies së titullit u vendos nga Ministria e Arsimit e Shkencës pas rekomandimeve të Prof. Dr. Adrian Civicit, President i UET-it dhe Prof.dr.Ksenofon Krisafi, Dekan i Juridikut në UET dhe vendimit të Senatit Akademik të UET.

 

Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dt.19.shtator.2016

Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë vendosi: Të japë pëlqimin e tij për dhënien e titullit të nderit “Doctor Honoris Causa” për z.Bernard Kouchner me motivacionin:

“Personalitet i shquar me reputacion ndërkombëtar, që bën krenar çdo komb e individ të atashuar me vlera më të larta të humanizmit dhe përgjegjshmërisë sociale e njerëzore.

Për kontributin e tij të vyer shumëdimensional si mjek, politikan dhe intelektual, por mbi të gjitha një personalitet me përmasa të mëdha humanitare, aktivist e militant i palodhur, duke bashkëthemeluar organizatat joqeveritare prestigjoze humanitare “Mjekët pa kufij” dhe “Mjekët e Botës” dhe fuksionar i lartë, përfaqësues i sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë në vitet e vështira të fillimit të pavarësisë së saj; aktivist i vendosur i kauzës evropiane dhe çështjeve evropiane;

Për prodhimtarinë e veprave me karakter studimor e shkencor, të vlerësuara për thelbin, përmbajtjen e thellë, idetë novatore të shpalosura me guxim intelektual e shkencor të spikatur, si dhe për ndikimin në zhvillimet politike, sociale në botën e sotme;

Për angazhimin e tij në vendosjen e paqes, dhënies së ndihmës mjekësore e shëndetësore ndaj shtresave të margjinalizuara kudo në botë dhe veçanërisht nga kontributi në krye të strukturave ndërkombëtare në Kosovën e pasluftës, si dhe në forcimin e konsolidimin e marrëdhënieve ndërmjet Francës dhe Shqipërisë në fushën e shëndetësisë”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.