☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,525 ▲0.18%
DOW 52,214 ▲0.41%
NASDAQ 26,446 ▲0.27%
NAFTA 76.67 ▲1.86%
ARI 4,362 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,230 ▼ -0.59% ETH $1,758 ▼ -1.06% XRP $1.2007 ▼ -1.36% SOL $72.4200 ▼ -0.85%
S&P 500 7,525 ▲0.18 % DOW 52,214 ▲0.41 % NASDAQ 26,446 ▲0.27 % NAFTA 76.67 ▲1.86 % ARI 4,362 ▲0.17 % S&P 500 7,525 ▲0.18 % DOW 52,214 ▲0.41 % NASDAQ 26,446 ▲0.27 % NAFTA 76.67 ▲1.86 % ARI 4,362 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Kosova

KQZ del me rezultatet në kohë rekorde: LVV 43,03%, PDK 21.21 %, LDK 17.68% dhe AAK 7.10%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit nga rezultatet preliminare. Bazuar në këto të dhëna, Lëvizja Vetëvendosje: 43.03%; Partia Demokratike e Kosovës: 21.21%; Lidhja Demokratike e Kosovës: 17.68%; Aleanca: 7.10%.

Rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, pas numërimit të më shumë se 97 për qind të vendvotimeve, kanë kthyer skenën politike në rezultatet e shkurtit 2025.

Përderisa Vetëvendosje në zgjedhjet të 28 dhjetorit mori më shumë se 51 për qind të votave, në zgjedhjet e 7 qershorit ka rënë në 43.6 për qind të votave, ndërsa më 9 shkurt 2025 kishte 42.3 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës aktualisht ka 21.5 për qind. Në dhjetor i kishte 20.09 për qind e në shkurt 2025 20.95 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas numërimit aktual, ka 17.97 për qind, ndërsa në dhjetor i kishte 13.57 për qind. Në shkurt 2025 i kishte 18.27 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7.23 për qind, ndërsa i kishte 7.06. për qind në shkurt. Në dhjetor ishte në rrezik me 5.66 për qind të votave.

Kreshnik Radoniqi, kryesues i KQZ-së, tha se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të së dielës, do të publikohen pas numërimit të të gjitha votave.

Në një konferencë për media, ai tha se tashmë janë numëruar mbi 97% të votave.

“Rezultati përfundimtar do të jepet pasi të numërohen votat e diasporës, ato me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike, po ashtu votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Prej ditës së nesërme do të nisë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit.

Në disa komuna do të nis në orën 16 pasdite, për shkak se materiali do të grumbullohet gjatë natës së sotme, që t’u japim pak kohë të pushojnë. Në shumicën e komunave do të fillojë në orën 16. Në komunat e vogla, numërimi do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit të nesërm”, u shpreh Radoniqi.

Kandidati i LDK-së për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën për media u shpreh se Kosova edhe njëherë dëshmoi prekuri demokratike.

Për këtë gjë bëri një falënderim për të gjithë qytetarët dhe siç u shpreh, në veçanti votuesit e LDK-së.

“Kosova dëshmoi edhe njëherë pjekuri demokratike. Për këtë meritoni një falënderim qytetarë. Falënderim të veçantë dua t’u bëj edhe institucioneve përgjegjëse. Dua t’i falënderojë mbështetësit dhe votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku, për rezultatet e këtyre zgjedhjeve tha se LDK-ja sonte shënon rritjen më të madhe që ndonjë subjekt politik ka siguruar në këto zgjedhje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës sonte shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar në këto palë zgjedhje. Në vetëm një muaj fushatë, me kaq pak kohë, LDK-ja ka kaluar nga 13 për qind, në 18 për qind, përkatësisht në 20 mandate”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, deklaroi në një konferencë për media se partia e tij do të punojë që vota e qytetarëve që kanë mbështetur AAK-në, të respektohet plotësisht.

Ai tha se ajo që përfaqëson AAK-ja “patjetër që një ditë do të fitojë”, duke shprehur besim në të ardhmen politike të subjektit.

Gjini mori drejtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vetëm pak kohë më parë, duke pasuar kryetarin e deritanishëm, Ramush Haradinaj, i cili e udhëhoqi partinë për më shumë se dy dekada.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje, abuzim me resurset shtetërore dhe krijim të krizave të vazhdueshme, duke thënë se rezultati politik i kësaj qeverisjeje u reflektua në pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhje.

Në një konferencë për media, Çitaku tha se mosdalja e rreth 200 mijë votuesve përbën, sipas saj, “protestë zgjedhore” dhe tregon zhgënjim të jashtëzakonshëm qytetar ndaj pushtetit aktual.

“Qeveria e Kurtit prodhoi zhgënjim të madh qytetar dhe kriza të vazhdueshme. Kjo keqqeverisje rezultoi me këtë protestë zgjedhore, sepse mosdalja e rreth 200 mijë votuesve tregon zhgënjim të jashtëzakonshëm qytetar”, deklaroi Çitaku.

Ajo shtoi se gara zgjedhore ka qenë e pabarabartë, duke e akuzuar pushtetin për përdorim të parasë publike dhe resurseve shtetërore në funksion të përfitimit elektoral. Sipas Çitakut, pa këto veprime, kryeministri Albin Kurti do të pësonte “fiasko edhe më të thellë politike”.

Megjithatë, nënkryetarja e PDK-së tha se, pavarësisht kushteve që ajo i cilësoi si të pabarabarta, Partia Demokratike e Kosovës ka rikonfirmuar pozicionin e saj politik dhe përfaqësues, si në përqindje ashtu edhe në numër të deputetëve.

Kryetari i Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, tha se rezultatet preliminare tregojnë se VV-ja ka siguruar vota të mjaftueshme për ta formuar e vetme qeverinë e re.

Pas publikimit të projeksioneve të para zgjedhore, Peci u shpreh i bindur se vendi nuk do të shkojë sërish në zgjedhje dhe se spektri politik duhet t’i lexojë rezultatet me racionalitet.

Ai tha se koalicioni Vetëvendosje ka fituar besimin e qytetarëve për të vazhduar qeverisjen.

“Po 44 është në nivel vendi. Të shohim tash numrin e votave nga mërgata që vijnë. Në bazë të të gjitha projeksioneve, koalicioni Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme që vet me bo prapë qeverinë e radhës. Shihemi në sheshin e fitores edhe për gëzimin për gjithë juve që e keni ndjekur”.

Peci tha se nuk pret që vendi të përballet me zgjedhje të reja, duke theksuar se rezultatet duhet të respektohen nga të gjitha partitë politike.

Deri tash numërimi i zgjedhjeve të 7 qershorit vlen vetëm për vendvotimet në Kosovë. Duhet të numërohen edhe votat e diasporës dhe ato me kusht.

Pas shkurtit 2025, Kuvendi dështoi të zgjidhte Qeverinë dhe Kosova shkoi në zgjedhje të reja në dhjetor. Pas dhjetorit dështoi ta zgjedhë presidentin dhe sot mbajti zgjedhjet e treta në më pak se një vit e gjysmë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.