🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $63,448 ▲ +1.11% ETH $1,707 ▲ +0.6% XRP $1.1389 ▼ -0.05% SOL $69.9900 ▲ +1.36%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
20 Jun 2026
Breaking
Bota

Kriza ekonomike në Bolivi, presidenti Paz përgjysmon pagën e tij dhe të ministrave pas protestave të dhunshme

Presidenti i Bolivisë, Rodrigo Paz pas protestave në vend njoftoi se po ulte përgjysmë pagën e tij dhe të ministrave të tij në një përpjekje për të qetësuar tensionet. Ai merr një pagë mujore rreth 3,400 dollarë. Pagat e ministrave janë më të ulëta.Edhe pse bën thirrje për dialog, presidenti Paz përjashtoi edhe një herë çdo negociatë me protestuesit që po ushtrojnë dhunë.

“Një pakicë nuk mund të qeverisë”, theksoi ai.

Kreu i shtetit i qendrës së djathtë është përballur me protestat më të mëdha masive dhe sfidën më serioze për mandatin e tij që nga fillimi i majit, ndërsa vendi përjeton krizën e tij më të keqe ekonomike në të paktën katër dekada.Mijëra qytetarë, veçanërisht minatorë, fermerë dhe punëtorë, dolën në rrugët e kryeqytetit bolivian dhe kërkuan dorëheqjen e tij.“Çfarë duam? Dorëheqjen e tij! Kur? Tani”, brohoriste turma.

Protestuesit kërkojnë rritje të pagave dhe akuzojnë autoritetet për shpërndarjen ose lejimin e shpërndarjes së karburantit me cilësi të dobët, gjë që shkaktoi dëme.

Marshimi i së hënës u drejtua drejt qendrës, ku disa pjesëmarrës u përpoqën të thyenin perimetrin e sigurisë rreth Sheshit Murijo, ku ndodhen presidenca dhe parlamenti.Më pas shpërthyen përleshje midis policisë dhe protestuesve që përdorën gurë, fishekzjarre dhe shkopinj. Forcat e policies përdorën gaz lotsjellës. Protestat nuk kanë ndaluar që nga fillimi i majit, kur Konfederata Qendrore e Sindikatave (COB), organi kryesor që përfaqëson punëtorët, shpalli një grevë të pacaktuar dhe filluan të ngriheshin bllokada në rrugët e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.