☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,241 ▼ -0.17% ETH $1,798 ▲ +0.66% XRP $1.1096 ▼ -0.31% SOL $78.1400 ▼ -1.29%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Rajoni

Kryeministri serb në maj në Tiranë

Kryeministri serb Aleksandër Vucic do të jetë në Tiranë në fund të muajit maj, për të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore, Seecp, nismë e cila kryesohet nga Shqipëria. Këtë e konfirmuan burime diplomatike në Tiranë, ndërsa është pohuar dhe në Beograd edhe nga vetë kryeministri serb.

Kryeministrat Rama dhe Vuçiç
Kryeministrat Rama dhe Vuçiç

Ai ka deklaruar se ka pranuar ftesën dhe se do të marrë pjesë edhe në një forum ekonomik që do të mbahet po në datat 27-28 maj. Kjo do të jetë vizita e parë e kryeministrit të Serbisë në kryeqytetin shqiptar, ndonëse jo pjesë e marrëdhënieve dy palëshe mes Tiranës dhe Beogradit.

Pavarësisht acarimit që u krijua mes palëve pas incidenteve të rënda në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe tensionit me të cilin u shoqërua vizita e zotit Rama në Beograd, e para pas më shumë se 60 vitesh, raportet duket se morën shpejt një kthesë më pozitive. Të dy kryeministrat shtrënguan duart me njëri-tjetrin, edhe dhjetorin e kaluar sërish në Beograd, gjatë takimit mes Kinës dhe vendeve të Europës qendrore dhe lindore.

Të dy vendet kanë nëshkruar disa marrëveshje këto muajt e fundit. Ndërsa në janar me nismën e Italisë, për të nxitur dialogun mes dy vendeve, të konsideruara nga Roma si boshtet kryesore të politikës në rajonin e Ballkanit, ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë u takuan në kryeqytetin italian. Ndërkaq, javën e shkuar në Tiranë, ministri shqiptar i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja serbe e Transportit Zorana Milajloviç, ranë dakort që t’i paraqesin Bashkimit europian projekte të përbashkëta për zhvillimin e infrastrukturës rajonale. Këto projekte për të cilat do të kërkohet një financim nga BE-ja, pritet të jenë pjesë e bisedimeve që kryeministri Rama pritet të ketë me homologun e tij serb edhe gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Tiranë majin e ardhshëm.Ndërkohë që sic deklaroi dje në Beograd, të dy kryeministrat do të kenë mundësi të ndryshme takimi edhe në Bruksel, pikërisht për projektet të cilat të dyja vendet duan të cojnë përpara së bashku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.