☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.23 ▲0.03%
ARI 4,209 ▼1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,249 ▼ -3.41% ETH $1,625 ▼ -3.95% XRP $1.1123 ▼ -5.15% SOL $64.1300 ▼ -4.53%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.23 ▲0.03 % ARI 4,209 ▼1.82 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.23 ▲0.03 % ARI 4,209 ▼1.82 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Kukan: Negociatat për Shqipërinë duhet të ishin hapur më parë

Erodeputeti Eduart Kukan deklaroi sot se “Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por duhet lobim në të gjitha vendet anëtare të BE”.

I pranishëm në takimin e 12 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit i cili po mbahet në Tiranë, Kukan tha se “kemi një opinion të qartë me situatën në vend dhe mendoj se është pozitive për mua se ka një unitet për të gjithë partitë politike në lidhje për mirëpritjen e hapjeve të negociatave për Shqipërinë”.

“Sigurisht kjo është inkurajuese për vendin. Nuk është vetëm në Parlamentin Europian por të gjithë janë entuziast për çështjen e integrimit. Kjo kërkon punë më të madhe, pozicion më të unifikuar me të ardhmen e zgjerimit. Kështu që duhen argumente  të prekshme qe ne mund ti përdorim në debatet tona në parlament. Njerëzit thonë se në shpresojmë  se do kemi një lajm të mirë nga Këshilli Europian në fillim të qershorit dhe shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete për të gjithë ne sepse ju thjeshtë e meritoni këtë dhe mbase është me vonesë, duhet të kishin filluar këto negociata”, thekson Kukan.

Kukan shtoi se “negociatat janë shumë burokratike, shumë të lodhshme, ndaj dhe ju ju duhen persona të kualifikuar që duhet të përbejnë një ekip të fuqishëm dhe të jeni të gatshëm për të ndjekur të gjithë momentet dhe për të treguar se e meritoni”.

Ai theksoi më tej se “është e mundur të fitohet koha e humbur por në këtë ushtrim duhen përpjekjet jo vetëm të ekipit negociator por përfshirje nga të gjithë. Pra do të ishte mirë të filloni këto lloj përgatitje, por në radhë të parë bindim Këshillin pasi është Këshilli që vendos dhe merr vendim dhe nuk kam dyshim që Komisioni do të propozojë hapjen e negociatave”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.