☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 83.67 ▼0.94%
ARI 4,170 ▲1.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,818 ▲ +2.23% ETH $1,923 ▲ +2.18% XRP $1.0892 ▲ +2.34% SOL $74.7000 ▲ +2.91%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.67 ▼0.94 % ARI 4,170 ▲1.77 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.67 ▼0.94 % ARI 4,170 ▲1.77 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Kosova

“Kur të marrin dënimin, më duket sikur mu ka ngjallë vëllau”, Lutfije Ademi kërkon drejtësi për të zhdukurit e grupit të intelektualëve

Gërmimet në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut, ku është konfirmuar se janë gjetur mbetje mortore me origjinë njerëzore, kanë rikthyer shpresën e familjeve të 23 intelektualëve shqiptarë, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lutfije Ademi-Vokshi, motra e kirurgut Adem Ademi, njëri nga 23 anëtarët e këtij grupi, ka thënë se beson se mbetjet e gjetura mund t’i përkasin vëllait të saj dhe personave të tjerë që u zhdukën në prill të vitit 1999.

Ajo ka rrëfyer se grupi ku ishte vëllai i saj përbëhej nga 28 persona, prej të cilëve pesë kishin arritur të shpëtonin, ndërsa 23 të tjerë mbetën të zhdukur.

“Kur flasim për rastin e fundit, që kanë filluar gërmimet dhe janë gjetur eshtrat, kuptohet janë të luftës së fundit në Kosovë. Edhe dyshohet që është grupi i vëllait tim. Ky ka qenë vetë i 28, por 5 persona prej këtij grupi kanë shpëtuar. Këta 23 jo…”, ka deklaruar Ademi-Vokshi.

Duke folur për arrestimet e personave të dyshuar për përfshirje në krime të luftës, Ademi-Vokshi ka thënë se drejtësia duhet të shkojë më tej dhe të përfshijë të gjithë përgjegjësit.

Sipas saj, përgjegjësit duhet të identifikohen dhe të marrin dënimin e merituar, duke theksuar se vetëm atëherë familjet mund të ndjejnë një lloj drejtësie.

“Ndoshta mund të them që jam ndje shumë mirë që janë arrestuar. Por me duket që ky është numri i vogël, se aty flitet se i ka marrë ushtria e rregullt e Serbisë. D.m.th. aty s’kanë qenë veç dy persona. Veç dashtë Zoti dhe drejtësia i zbulon edhe pjesëtarët tjerë, se paku le të jenë në listë, që kur të hyjnë në Kosovë të arrestohen. Se përndryshe Serbia këta i përkrahë. Së paku në Kosovë të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar. Atëherë ndoshta kur e marrin dënimin e merituar, më duket sikur mu ka ngjallë vëllau”, ka thënë Lutfije Ademi-Vokshi.

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se mbetjet mortore të gjetura në Kalludër janë me origjinë njerëzore dhe se procesi i identifikimit do të bëhet përmes analizave të ADN-së.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka kërkuar që të shmangen deklarimet e parakohshme publike, për të mos dëmtuar hetimet, ndërsa institucionet kanë theksuar se identifikimi i viktimave mund të marrë kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.