☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,888 ▼ -0.92% ETH $2,382 ▼ -0.57% XRP $1.2922 ▼ -2.07% SOL $102.6600 ▼ -1.33%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Kurdët marrin kontrollin e plotë mbi Kobane

​Forcat kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, njoftohet se pas katër muaj të luftimeve, sot e kanë rimarrë kontrollin e plotë të Kobanit në Siri, nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

kobane
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka thënë se ekstremistët janë dëbuar sot nga qyteti që gjendet në afërsi të kufirit Siri-Turqi.

Abdel Rahman, drejtor i observatorit sirian, i ka thënë agjencisë AFP se kurdët janë duke i ndjekur edhe disa xhihadistë në rrethinat në lindje të Kobanit por sipas tij, luftimet brenda qytetit tashmë të shkatërruar, kanë përfunduar.

Kobani është bërë simbol i luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët, verën e kaluar, kanë marrë nën kontroll territore të mëdha në Irak dhe Siri.

Grupi militant ka humbur më shumë se 1,000 luftëtarë në përpjekje për të marrë kontrollin e Kobanit qysh më 16 shtator.

Ndërkohë, një oficer i lartë i ushtrisë irakiane, ka njoftuar se forcat irakiane e kanë çliruar nga Shteti Islamik provincën lindore Diyala.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.