☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Kursi zyrtar i BSH: Forcohen të gjitha valutat, euro fillon të marrë frymë

Pothuajse të gjitha valutat janë forcuar sot në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.

Një euro u këmbye sot me 125.5 lekë, me një rritje prej 0.83 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo është rritja e dytë më e madhe ditore përgjatë këtij viti.

Dollari u rrit lehtë me 0.02 lekë, paundi me 0.41 lekë dhe franga me 0.57 lekë.

Ky është niveli më lartë i euros në tregun vendas, që nga data 1 qershor.

Ndikimin kryesor në këtë  rritje e ka ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor përmes blerjes së valutës me qëllim frenimin e rënies së euros, që sipas bankës, ndonëse ishte e ndikuar nga faktorë të përkohshëm, si konvertimi i kapitalit të bankave, doli përtej pritshmërive për shkak të efekteve psikologjikë që prisnin rënie të mëtejshme.

“Operacionet e blerjes së valutës do të synojnë eliminimin e tepricës së përkohshme të valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit, forcim i cili do të dëmtonte përmbushjen e objektivit tonë për stabilitetin e çmimeve. Në këtë mënyrë, operacionet do t’i shërbejnë plotësimit dhe përforcimit të stimulit monetar, të transmetuar nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit. Gjithashtu, ato do të ndihmojnë tregun për të gjetur çmimin e drejtë të këmbimit të lekut kundrejt valutave, në linjë me raportet e qëndrueshme dhe afatgjata të kërkesës dhe ofertës për të”, tha guvernatori i Bankës së Shqipëri Gent Sejko në një konferencë për shtyp ditën e djeshme.

Megjithatë, ekspertët e tregut valutor pohojnë se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë nuk pritet të ndikojë në rritje të ndjeshme të euros, pasi jemi në stinën e verës dhe prurjet valutore pritet të shtohen, si nga emigrantët ashtu dhe turistë. Nga ana tjetër, KESH sapo ka disbursuar një kredi prej 118 milionë eurosh, që është pjesë e një huaje prej 218 milionë eurosh nga BERZH, e cila pritet të konvertohet në mënyrë të kontrolluar me këste përgjatë ditëve në zhvillim, në mënyrë që të minimizohet efekti në kursin e këmbimit.

Ekspertët pohojnë se euro pritet të stabilizohet në një ekuilibër të ri të ulët, por ky nivel ka përgjithësisht efekte pozitive për ekonominë, pasi rrit fuqinë relative blerëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.