☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.55 ▲0.54%
ARI 4,012 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,112 ▼ -4.69% ETH $2,218 ▼ -5.42% XRP $1.2168 ▼ -7.65% SOL $94.2500 ▼ -7.17%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.55 ▲0.54 % ARI 4,012 ▼0.48 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.55 ▲0.54 % ARI 4,012 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti: E turpshme mungesa e mbështetjes nga opozita për Feride Rushitin, deri dje mburreshin me të në postime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e Presidentit po pengohet nga mungesa e bashkëpunimit të opozitës dhe bojkotimi i seancave në Kuvend.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e Presidentit po pengohet nga mungesa e bashkëpunimit të opozitës dhe bojkotimi i seancave në Kuvend.

Në një konferencë për media, ai ka folur edhe për kandidaturat e propozuara për këtë pozitë.

“Si kandidate nxorëm dy gra profesoreshën Hatixhe Hoxha dhe doktoreshën Feride Rushiti”, ka thënë Kurti.

Ai ka kritikuar opozitën për, siç tha, qëndrime kontradiktore ndaj kandidateve.

“Kur zonja Feride Rushiti nderohej e nominohej për çmime prestigjioze ndërkombëtare, shumë deputetë opozitar mburreshin me të përmes postimeve në rrjete sociale”, ka deklaruar ai.

Kurti ka përmendur edhe qëndrimet e disa përfaqësuesve opozitarë.

“Ta zëmë postimet si ajo e ish-shefes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami apo postimet si ajo e nënkryetares së Kuvendit nga PDK-ja, Vlora Çitaku”, është shprehur ai.

Ai ka kritikuar sidomos qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës.

“PDK jo vetëm që nuk u mjaftua me refuzimin e pozitës së kryeparlamentarit si ofertë nga ne, por sot doli pikërisht përmes Vlora Çitakut tërheqja e zonjës Rushiti nga kandidimi”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, opozita po shmang përgjegjësinë institucionale. “Refuzojnë të marrin përgjegjësi e pushtet dhe bëjnë thirrje për bojkotim të institucioneve”, ka deklaruar ai.

Kurti ka përmendur edhe qëndrime ndaj kandidateve. “Madje duke dërguar kërcënime ndaj një gruaje që gjithë jetën e ka kaluar në mbrojtje të viktimave, kjo është vërtet e turpshme”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka falënderuar një nga kandidatet. “E falënderoj zonjën Feride Rushiti për gatishmërinë e saj që vendin ta nxjerrë nga kjo krizë dhe që Kosova të mos shkojë sërish në zgjedhje”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.