☁️
Tiranë 13°C · Vranët 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 95.89 ▲0.85%
ARI 4,704 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,366 ▲ +0.36% ETH $2,348 ▼ -0.63% XRP $1.4236 ▲ +0.64% SOL $89.1300 ▲ +3.11%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.89 ▲0.85 % ARI 4,704 ▲0.2 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.89 ▲0.85 % ARI 4,704 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
07 May 2026
Breaking
Kosova

Kurti “paralajmëron” BE: Kujdes me lojërat, mos respektoni vetëm interesin e njërës palë

Vetëm pak ditë nga takimi i paralajmëruar në Bruksel në 27 shkurt mes tij dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç,, kryeministri i Kosovës ka një mesazh për ndërmjetësuesit e dialogut Prishtinë-Beograd.
Albin Kurti kërkon prej tyre që t`i përmbahen propozimit europian dhe të mos fokusohen në “interesat e njërës palë”, duke nënkuptuar këtu Serbinë.

Kreu i ekzekutivit kosovar nuk pret zgjidhje të menjëhershme nga ky takim, por një vazhdimësi të diskutimeve dhe që të ecet mbi bazën e propozimit europian. Duke shtjelluar komentin e interesit të njërës palë, ai preku çështjen e Asociacionit, e shtoi se për gjëra të tjera nuk mund të flasin tani edhe për shkak se kjo varet nga ndërmjetësuesit perëndimorë.

“Pas të hënës, do të mund të dimë diçka më shumë se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Kurti.

Herën e fundit kur u takuan në Bruksel, në nëntor të vitit 2022, Kurti dhe Vuçiç bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbe në veri të Kosovës.

Këtë radhë, do të kenë në tryezë një propozim të qartë të bllokut europian lidhur normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i tyre, nuk është e qartë, por spekulimet nëse do ta pranojnë ose jo përfundimisht planin franko-gjerman, kanë pushtuar opinionin publik në të dy krahët.

Ekspertë të ndryshme në Kosovë mendojnë se palët negociuese do të duhet të gjejnë një zgjidhje te mesme, në mënyrë që të mos përsëriten tensionet, dhe thonë se marrrëveshja me Serbinë duhet ta ketë edhe mbështetjen e popullit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.