☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.55 ▲0.54%
ARI 4,012 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,112 ▼ -4.69% ETH $2,218 ▼ -5.42% XRP $1.2168 ▼ -7.65% SOL $94.2500 ▼ -7.17%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.55 ▲0.54 % ARI 4,012 ▼0.48 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.55 ▲0.54 % ARI 4,012 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti pyetet për Osmanin: LDK me 15 deputetë ka “gjysmë kandidati” për president

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë propozim zyrtar nga LDK-ja për një kandidat për president, duke komentuar pretendimet për emrin e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, si propozim i kësaj partie.

Në një konferencë për media, Kurti tha se ka zhvilluar disa takime me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por sipas tij, në asnjërin prej tyre nuk është paraqitur ndonjë propozim konkret.

“Abdixhikun e kam takuar disa herë, nuk ka pasur asnjë propozim. Sa i përket paraqitjes së djeshme në orët e vona, ata nuk patën ndonjë propozim para seancës”, deklaroi Kurti.

Ai tha se vetëm pas ndërprerjes së seancës, rreth orës 23:00, është paraqitur një dokument me 15 nënshkrime deputetësh, por pa emrin e një kandidati të caktuar.

Sipas Kurtit, dokumenti nuk specifikonte se nënshkrimet mbështesnin ndonjë emër për president dhe, si i tillë, nuk mund të konsiderohet propozim formal.

“Aty nuk ishte emri i askujt, përveç nënshkrimit të 15 deputetëve. Nuk thuhej se ata emra janë për një kandidat të caktuar. Emrat duhet të vijnë tek unë”, tha ai.

Kryeministri shtoi se letra, sipas tij, mbante datën 25 prill dhe jo datën e ditës së dorëzimit, duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë procedurale të saj.

Kurti deklaroi se, nëse do të kishte një propozim të qartë nga LDK-ja, ai do të ishte i gatshëm të takonte kandidaten e propozuar dhe të shqyrtonte ndryshime në garë, duke përmendur kandidaten aktuale, Hatixhe Hoxha.

“Po ta kishim më qartë emrin e LDK-së për kënd bëhet fjalë, unë do ta takoja kandidaten për presidente, Hatixhe Hoxha, dhe do të ndërrohej me kandidaten tjetër”, u shpreh ai.

Duke ironizuar situatën, Kurti tha se 15 nënshkrime mund të përbëjnë “gjysmë kandidati”, por jo një kandidaturë të plotë për të proceduar në Kuvend.

“Me gjysmë kandidati për president, s’mund të shkojmë në Kuvend. Le ta sjellin atë kandidatin dhe shkojmë në garë”, tha Kurti./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.